Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Hyjorja është të jetosh përherë në të tashmen!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

E kaluara është histori, e ardhmja është fshehtësi, e tanishmja është dhuratë që na prezantohet. Ose, të jetosh në të kaluarën, është kotësi, të jetosh në të ardhmen është paqartësi, ndërsa të jesh në tashmen është hyjnorja dhe realiteti absolut të cilës i përkasim si qenie më e përsosur në natyrë.








▪ Ndërtimi i qenësisë sonë si triadë: trup, mendje shpirt, tanimë as kë nuk e venë në dyshim. Jemi trup sepse eksitojmë si materie në realitetin objektiv, jemi mendje sepse mendojmë dhe kjo na formon si qenie racionale, por jemi edhe shpirt, sepse ndërrohemi nga substanca hyjnore. Ndërtimin tonë si trup, as që do ta shtjellojmë në këtë rast, sepse, shumë njohurit tona ekzakte, atë e kanë studiuar dhe sqaruar në përpikëri. Edhe qenësia e jonë si mendje, nga njohuria e jonë ekzakte është prekur pak sa, por ende mbetet si lëmi të cilës duhet përkushtuar edhe më tepër. Dhe së fund shpirti: kategoria e përkatësisë sonë qenësore, e cila përpos në literaturat teologjike dhe atyre të fshehta të mësimet mistike, për njohuritë tona bashkëkohore, ende mbetet si një hapësirë e errët dhe racionalisht e pakapshme.




Sido qoftë, ajo është prezent dhe një realitet absolut. Jemi qenie shpirtërore dhe krijesa të Zotit . S'ka dyshim për këtë!
Në mes të qenësisë tonë fizike dhe asaj hyjnore, përmendëm mendjen, veprimtarinë e arsyshmërisë dhe vetëdijesimit për ekzistimin tonë. Menja jonë si aktivitet kreativ dhe racional, në përbërjen e saj ka të instaluara dy pjesë themelore të ndërtimit. Mendjen racionale, apo të arsyeshme objektive, dhe mendjen irracionale apo të pavetëdijshme subjektive. E para, gjithnjë është afër realitetit fizik objektiv, kurse e dyte, përkatësisë hyjnore. E para vepron me cytjen kah veprimet konkrete aktive të trupit dhe pjesëve të saj, ndërsa e dyta reagon përmes intuitës, apo ndryshe parandjenjës si një sinjal që buron nga thellësia e brendisë sonë.




Mendja jonë si proces aktiv i veprimit, nuk është e thjesht por tejet e ndërlikuar dhe në vete ngërthen një sërë procesesh dhe aktivitetesh të ndryshme operative vepruese. Qendra fizike e saj është truri dhe sistemi nervor, ndërsa vetë procesi i veprimit të saj të ndërlikuar, për ne na është i njohur si proces i të menduarit.




Të ndalemi këtu, pa hyrë në detajet komplekse të ndërtimit dhe funksionalitetit të këtij procesi. Themi se jemi të arsyeshëm dhe mendojmë? Po!




Por nëse thjesht përqendrohemi në mendimet tona dhe i bëjmë një analizë përmbajtjes së tyre, çfarë do të vërejmë? Si e shfrytëzojmë ne këtë proces? Ta zëmë, çka mendojmë tani dhe aty për aty?




Patjetër se mendojmë për diçka që ka ndodhur, ose për diçka që presim të na vije. Pra, mendojmë për të kaluarën dhe të ardhmen. Por, e kemi pyetur veten ndonjëherë, ku është e tashmja? Jo, jo sigurisht se jo!. Ajo, gati fare nuk është prezentë në ne!




Ne duke u marrë në mendimet tona me të kaluarën dhe të ardhmen, krijojmë në vete një sërë synime dhe dëshira, që për nga përmbajtja janë të natyrës së kapshme, por shumica sosh, edhe të pakapshme për realitetin tonë në të cilën gjendemi. Kjo, përherë në mendjen tonë përcillet me: frikë, dyshime, brenga nga më të ndryshme, hamendje, konfuzione... E shihni? Ne lodhim mendjen tonë të shëndosh me diçka të panevojshme dhe të kotë, sepse, e kaluara kaherë ka përendur dhe nuk mundet të na kthehet më si realitet, dhe e ardhmja është diçka e panjohur e cila krijohet dhe sendërtohet varësisht nga trysnitë të mendjes sonë, të akumuluara pikërisht sipas ngjyrës së emocioneve që ne i kemi sajuar në momentin e marrjes me to.




Kur, nëse jo tani?




Mrekullia është që të jemi përherë në të tashmen, në gjendjen e qenësisë tonë të vërtetë dhe absolute. Në kontaktin me hyjnoren dhe inteligjencën e paskajshme në të cilën çdo gjë është e mundshme.
Pse është kështu?

Hyjnorja në ne është absolutja dhe gjendje e caktuar e ndjesisë së përhershmes dhe të pa skajshmes, në të cilën nuk ekziston hapësira dhe koha. Aty çdo gjë është tani dhe vetëm tani. Thënë në metaforë: është ëmbëlsirë, dhe vetëm e ëmbla mund të tretet tërësisht në të ëmblën. Pra, e thjesht! Që të kemi qasje në këtë hapësirë duhet të jemi pjesë e saj. Duhet të"ëmbëlsohemi" duke menduar përherë tani dhe vetëm tani. Kështu, ne vetvetiu dhe në mënyrë automatike tretemi në "të ëmblën hyjnore" gjithëpërfshirëse. Thamë edhe më parë: si triadë konstruktive, ne edhe jemi hyjnor, por çrregullimi qëndron në shkëputjen "me dashje" të këtij kontakti.


çka duhet bërë?

Të jemi pak sa më praktik! Si shembull do t'ia filloja me një tregim nga një urtësi e lashtë indiane:
Pasi Zoti e krijo njeriun, me kohë vërejti se ai gjithnjë, lypte diçka, ankohej pa ndërpre, nuk është i kënaqur me shumëçka....dhe ishte mërzitur seriozisht nga këto veprime të krijesës së vetë. Kështu, një ditë, AI vendos që ta braktis njeriun dhe të fshihet diku. Po ku se? E dinte Zoti, që kudo të fshihe, njeriu do ta gjente. Kështu, duke shëtitur një ditë në mendime, rrugës e takon një të urtë. Ai e pyet:

- "Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa të brengosur dhe në mendime?
- Po- i përgjigjet Zoti të urtit, dhe ja shpalosur problemin që kishte.
- Mos u brengos Perëndi i madhëruar - ja kthen i urti - unë të tregoj se ku të fshihesh. Hynë në brendinë e zemrës së njeriut dhe ai kurrë nuk do të kërkoj aty.

Sado metaforik ky tregim, ka një porosi tejet domethënëse. Ne, Zotin dhe hyjnoren jemi mësuar që ta kërkojmë jashtë nesh, diku larg në qiell, e ku ta di se ku tjetër, e realisht, ai është në ne dhe i fshehur në zemrën tonë. Por, atë, assesi, nuk mund ta gjejmë duke menduar për të kaluarën dhe për të ardhmen, por, duke qenë në mendje me të tashmen. Sepse, Zoti është tani dhe përherë tani. E kaluara dhe e ardhmja janë çelësi i gabuar për të hap këtë derë. Duke qenë të koncentruar në të tashmen, ne komunikojmë me Zotin përmes lutjes së sinqertë për dëshirat dhe synimet tona, ndërsa, Zoti me ne, komunikon përmes sinjaleve që na vijnë nga intuita e jonë (parandjenja e jonë). Edhe këtë konstatim ta sqarojmë me një metaforë të thjesht: t'i lutesh Zotit duke u përqendruar me mendje në të tashmen, është njëjtë sikur t'i telefonosh ati, ndërsa sinjalet që na arrijnë në vetëdijen tonë përmes intuitës, është njëjtë, sikur Zoti të të telefonoj ty.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi