Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Shërimi sipas dëgjimit të muzikës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shërimi sipas dëgjimit të muzikës Empty Shërimi sipas dëgjimit të muzikës Tue Feb 28, 2012 9:40 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Me plotë gojë mund të konstatojmë se pak kush nga lexuesit ka dëgjuar për këtë terapi medicinale, pasi që, ajo tek ne në Kosovë, por nga informatat e sigurta që kam, edhe në Shqipëri, nuk është e njohur fare si metodë shëruese. Zyrtarisht, muzikoterapia në këto vise ballkanike, për herë të parë në mënyrë institucionale, ka filluar të zbatohet më vitin 1993, në Qendrën Klinike Psikiatrike në Beograd, si një sektor i veçantë eksperimental në kuadrin e saj. Ndërsa, në medicinën e zhvilluar bashkëkohore të shumë shteteve të perëndimit, kjo metodë shëruese jo vetëm se është tejet e aplikueshme, por ajo dita ditës përsoset me eksperiencë të re të fituar dhe pajiset me mjete teknike më të sofistikuara si fjala e fundit e teknikës digjitale bashkëkohore.


Muzikoterapia është një metodë psikiatrike shëruese dhe ajo dallon mjaft nga dëgjimi i zakonshëm i muzikës. Krahasuar me dëgjimin e muzikës që ne e preferojmë zakonisht në shtëpi apo gjetiu, kjo metodë specifike shëruese, kërkon plotësimin edhe të disa parakushteve standarde, sikurse janë: paraprakisht diagnoza e parashtruar qartë e sëmundjes nga mjeku, prezenca e përhershme e psiko-terapeutit të kualifikuar gjatë tërë kohës sa zgjat seanca, ambienti i caktuar relaksuaes, mjetet e përsosura të teknikës audio digjitale, shtrati adekuat në formë të vaske, përzgjedhja e toneve dhe ritmit të caktuar sipas frekuencës dedikuese të veprimit, etj.


Muzika në psikiatri praktikohet si një terapi e suksesshme shëruese për këto sëmundje: neurozat, fobitë (frikët), psikozat, format e ndryshme të çrregullimet të personalitetit, disa sëmundje organike me prejardhje psiko-somatike (që kanë bazën psikike) etj.


Të arriturat e fundit hulumtuese shkencore nga muzikoterapia, dëshmojnë se kjo metodë tregohet tejet efikase, edhe me fëmijët që kanë paralizë cerebrale duke zhvilluar rritjen e aftësive psikomotorike të tyre, përmirësimin e koncentrimit, senzitivitetin e të dëgjuarit, si dhe ngritjen e shkathtësive të ndryshme të adaptimeve sociale.


Tek disa eksperienca më të përparuare, ka informata inkurajuese se me këtë metodë terapeutike shërohet me sukses edhe kanceri.

Si vepron kjo terapi?



çdo individ, pa marrë parasysh gjininë dhe moshën, nga natyra dhe në mënyrë të lindur, disponon me identitetin e vetë specifik zanor, ndërsa, suksesi i vet terapisë, nënkupton harmonizimin e ritmit mental të pacientit me ritmin e muzikës që duhet aplikuar.
Për të pasur sukses muzikoterapia në shërim, duet që ritmet e muzikës së përzgjedhur në tërësi të përputhen me ritmin tonë të lindur individual.


Ky ritëm individual, formohet qysh sa jemi në mitrën e nënës, dhe mbështetet në tonet e zemrës, zërat e thella që krijon qarkullimi i gjakut, tinguj e zorrëve, ritmit të frymëmarrjes etj. Këto tone të ndërtuara në mënyrë natyrale, zakonisht me gjuhën e muzikës cilësohen si "skalla penta-tonike", gjegjësisht, ritme që përbëhen prej pesë toneve.


Në këtë kontest, do të jetë interesante të theksojmë se, të gjitha ninullat kudo në botë (këngë gjumi) ndërtohen nga ky ritëm muzikor - "penta-tonik" Ky fakt dëshmon se, këto këngë, jo rastësisht, kanë ritme qetësuese dhe relaksuese, ashtu që, me këndimin apo intonimin e tyre, stimulohet atmosfera e përshtatshme për gjumë.


Njëra ndër metodat tjera gjatë aplikimit të muzikoterapisë është metoda paralele e "nxitjes së fantazisë". Duke e dëgjuar muzikën, nga pacienti kërkohet të tregoj se cilës periodë të moshës së tij i përket ajo muzikë. Me këtë metodë të nxitjes së fantazisë, nga bota mentale e pacientit, me kohë bëhet shkarkimi i ngarkesave të ndryshme emocionale dhe agresiviteti. Kjo teknikë ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme në vënien e kontaktit me ata persona, tek të cilët komunikimi verbal është i vështirësuar, ose fare i pamundshëm.


Por, muzika nuk ka ndikim vetëm tek shërimi i të sëmurëve, ajo vepron pozitivisht edhe në stimimulimin e funksioneve mbrojtëse imuno-biologjike tek të shëndoshit. Dihet se sasia e tepruar e hormoneve në gjak shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund të balancohet përmes dëgjimit të muzikës.
Përveç efekteve pozitive, muzika e çrregulluar mund të ndikoj edhe negativisht në gjendjen emocionale dhe në përgjithësi psiken e njeriut. Merrni si shembull zhurmën e madhe dhe sa ajo krijon efekte negative në gjendjen tonë të disponimit.


Muzikoterapia është metodë e lashtë shëruese?!


Edhe pse këtë prezantim tonë për muzikoterapinë e filluam nga aplikimi i saj bashkëkohor, realisht ndikimi i zërave dhe toneve të ndryshme në psiken e njeriut si dhe mënyrat e aplikimit të tyre praktik, për stërgjyshërit tanë, kanë qenë të njohura me mira vite më parë. Civilizimet e lashta të shumë popujve, me të madhe e kanë praktikuar metoda të ndryshme zanore të shërimit, sikurse është muzika dhe ritmet nga instrumentet e caktuara tradicionale, artikulimet individuale përmes përsëritjes (autosugjestionit), meditimin përmes vibracionit të formulave të ndryshme (përsëritja e fjalës së caktuar-MANTRA), lutjet dhe këngët fetare, etj.


Sipas psikologjisë bashkëkohore, sensacionet e të dëgjuarit ndahen në dy grupe të mëdha: në TOINE dhe në SHUSHURIMA. Tonet i përjetojmë në të dëgjuarit e muzikës, ndërsa shushurimat, siç janë krismat, fërshëllima etj. ose i përjetojmë krahas me tone ose pavarësisht prej tyre. Të gjitha tonet dhe shushurimat që njeriu mund ti ndjej në realitetin objektiv klasifikohen sipas pragut minimal/maksima të dëgjimit prej 16-20.000 valësh në sec. Mbi këtë maksimum, janë vdekjeprurëse, ndërsa nën këtë minimum, nuk regjistrohen fare nga shqisa e jon e të dëgjuarit.


Sipas mësimeve të këtyre urtësive të lashta, terapia e shërimit me zëre dhe tinguj, nuk konsiderohet vetëm si efekt fizik që ndjehet si sensacion përmes shqisës së të dëgjuarit, por disa tinguj që kanë intensitete dhe frekuenca më të ulëta të valëzimit, regjistrohen edhe përmes shqisave tona të brendshëm (nën 16 valë në sec) .


Sikur pjesa e jonë e vetëdijshme, ashtu edhe ndërvetëdija, disponon me shqisat e veta të caktuara, të cilat, në krahasim me shqisat fizike, edhe këto regjistrojnë ngacmime nga rrethi i jashtëm që kanë kualitete të frekuencave më të ulëta.
çdo gjë në natyrë është harmoni. Simfoni e përsosur, që vepron sipas ritmit të caktuar. Ky ritëm quhet - ritmi hyjnor apo universal. Përveç ritmit universal, çdo individ dhe gjallesë tjetër në natyrë, e ka edhe ritmin e vetë specifik individual, që do ta quajmë ndryshe si, "ritëm mikrokozmik".


Vënia e kësaj baraspeshe hyjnore duhet të jetë qëllimi i përhershëm i ekzistimit tonë si tërësi e pa ndarë e raportit individ-natyrë.


çdo çrregullim i kësaj baraspeshe shkakton sëmundjen.
Andaj, prej shumë terapive të mundshme, si atyre bashkëkohore, ashtu edhe tradicionale, që në esencë, e kanë si synim rivënien e kësaj baraspeshe të humbur, është edhe MUZIKOTERAPIA.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi