Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Si i zbulon kriminelët Norin Renjer?

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Si i zbulon kriminelët Norin Renjer? Empty Si i zbulon kriminelët Norin Renjer? Tue Feb 28, 2012 9:38 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Kur metodat konvencionale të zbardhjes së krimit nuk janë të mjaftueshme, policia amerikane, tanimë edhe zyrtarisht, i shfrytëzon shërbimet ekstrasenzorike (jashtë-shqisore) të individëve të prirë për këtë. Sipas deklaratave të zyrtarëve të policisë, rezultatet e kësaj metoda janë të kënaqshme, por ka edhe dështime. Si shembull më i mirë i një bashkëpunimi institucional policor me mediume që kanë prirje ekstrasenzorike, është edhe ai i NORIN RENJERIT. Ajo, më se 23 vjet ndihmon policinë e shtetit të 42-të të SHBA-ve në zgjidhjen e shumë rasteve kriminale që në fillim duken të pazgjedhura me metoda të përcaktuara kriminalistike.






Kush është Norin Renjer?

U lind në Masachuset të SHBA-ve. Më vonë shpërnguljet në Orlando të Kalifornisë, ku punësohet si agjente e marketingut në një kompani të madhe dhe të mirënjohur hoteliere.


Sa i përket fenomeneve jashtë-shqisore, ajo gjithnjë ka qenë skeptike, e veçanërisht për mundësinë e parathënies së gjërave para se ato të ndodhin. Asaj ende i kujtohet nëna e ndjerë, e cila me përbuzje i përqeshte falltoret duke i quajtur "JEVGE GëNJESHTARE", "SHARLATANE" - që kanë të vetmin qëllim t'i mashtrojnë njerëzit mendjelehtë dhe t'ju marrin paratë. E edukuar me këso bindje, edhe vetë ishte e tillë.


Jeta e saj e bujshme e marrjes me fenomene jashtë-shqisore fillon që nga viti 1976, kur për herë të parë, nga një mike, i mëson fshehtësitë e metodës së meditimit. Gjatë një seance të përbashkët meditative, Norin zgjohet nga transi i thellë dhe vëren se dy shoqet e saja bashkëshoqëruese, e shikonin të habitura. Njëra prej shoqeve i falënderohet përzemërsisht për përcjelljen e porosive nga nëna e saj e vdekur. Befasohet pa masë me atë çfarë dëgjonte për veten. Sa ishte në meditim, asgjë nuk i kujtohet. Fillimisht, filloi të ndjehej e brengosur, por kjo ndjenjë mbështetej edhe me një dozë krenarie.


Zbuloi se dispononte me aftësi të jashtëzakonshme paranormale. çasti i përshkruar i përjetimit gjatë meditimit, pandërprerë e ngacmonin kërshërinë e saj.


Në fillim nuk dinte se çfarë të bënte. Kishte momente kur i shkonte mendja t'i braktiste këto mendime, por kot. Ajo ishte thellësisht e sfiduar dhe tanimë nuk kishte rrugëdalje tjetër. Nga t'ia nis? Me të madhe filloi të lexonte literaturë të kësaj natyre dhe pandërprerë bënte eksperimente. Në fillim, këto eksperimente i zbatonte me të afërmit, pastaj, kurë veç kishte fituar një siguri më të madhe, edhe me persona tjerë të panjohur. Gjatë këtyre hulumtimeve, ajo vërejti se me prekjen e një sendi të personit tjetër, mund të thotë mjaft për fatin e tij.


Parathënia e fatit për të tjerët, asaj i ishte shndërruar në pasion, por dhe në një ves të keq. Me këdo që rrinte, patjetër tentonte të thoshte diçka për fatin e tij. Por, në një moment, kjo shprehi e keqe qe fatale për karrierën e saj. Një ditë, sa ishte në darkë zyrtare me disa klientë afariste, tentoi që t'ju thoshte diçka për fatin e tyre. Ky veprim mjaftoi që t'i binte në vesh "boss"-it të saj, dhe ai menjëherë e largoi na puna.


Pushimi nga puna Norin e godet rëndë, si materialisht, ashtu edhe moralisht, sepse puna që ajo e kryente ishte tejet atraktive dhe paguhej mirë.


E ballafaquar me problemin e papunësisë, ajo ishte në hamendje të vërtetë: ose të kërkojë një punë tjetër dhe kurrë më mos ta përsërisë gabimin e parë, ose një herë e përgjithmonë t'ju kthehet aftësive të veta jashtë-shqisore. Vendoset për variantin e dytë dhe punësohet në një restorant. Aty, e veshur si JEVGE, pas pushimit të muzikës, me të holla parashikonte fatin e mysafirëve. Këtu edhe më tepër e përsos këtë "zanat" të çuditshëm dhe njoftohet me shumë njerëz të popullarizuar nga lëmenjtë e ndryshëm të jetës shoqërore, politike dhe kulturore. Pas punës, siç thoshte, atraktive në restorant, Norin shpërngulet në SHARLOTSVIL të Virgjinisë, ku i fillon ngritja e popullaritetit si "ekstrasenzore detektive". Kontakti i saj i parë me policinë, ishte zgjidhja me sukses i rastit të vrasjes së një qytetari në HEMPTON. Ky qe veç fillimi i "zanatit" të ri. Kulmin e aftësive të saja parathënëse e arriti në vitin 1981, kur e kishte parashikuar atentatin në kryetarin e atëhershëm të SHBA-ve REGAN.


Pas këtij rasti, NORIN RANJER përfundimisht vendoset në Orlando dhe punon si këshilltare ekstrasenzore e forcave policore, ku 80 për qind të krimeve që janë kërkuar nga ajo, deri më tani i ka zgjedhur pozitivisht.


Policia e respekton Norin shumë dhe aftësitë e saja i përdor vetëm në raste të fundit kur për zbardhjen e krimit nuk bëjnë punë metodat konvencionale kriminalistike.

Testimi televiziv

"Quhem Norin Renijer. Nëse më jepni emrin e viktimës dhe ndonjë send nga vendi i krimit, unë do t'ua zbuloj kriminelin". Norin, tejet e sigurt në vete, me këtë fjali hyrëse paraqitet para kamerave të kanalit televiziv reputativ amerikan "ABC". Emisioni titullohej "Testimi" dhe kishte për qëllim që publikisht, para miliona shikuesve, të bëjë verifikimin e aftësive ekstrasenzorike dhe parapsikologjike të individëve të prirë. Transmetimi bëhej drejtpërdrejt dhe nën mbikëqyrjen rigoroze profesionale nga ana e ekspertëve eminent në këtë lëmi.


"Duke e ndjerë energjinë psikike" të sendit që kishte me veti viktima në çastin e krimit - deklaron Norin në vazhdim të prezantimit të saj - përmes një ekspansioni psikik që më paraqitet si vegim, unë mund ta shoh qartë në vizione kriminelin. Kur e preki sendin nga trupi i viktimës, më vjen sikur shikoj një film. Vërtet, pamjet që më shprehen si figuracione janë të turbulluara, por kjo nuk më pengon ta njoh kriminelin.


Shpeshherë, kam nevojë të shkoj në vendin e krimit dhe përmes meditimit, shumë e përqendruar, t'i përjetoj insertet nga rrjedha e ngjarjes. Ndonjëherë, kur disa detaje të fizionomisë së kriminelit nuk më dallohen aq qartë, e vrojtoj viktimën drejtë në sy dhe kështu më kompletohen tiparet e pamjes komplete. Besa, ka momente, kur në vizione më paraqitet e tërë rrjedhja e vrasjes. Kjo, t'ju them të drejtën, është një punë tejet e mundimshme dhe kam lodhje të madhe psikike, por, një gotë me verë të mirë - shprehet në shaka Norin - më bën përsëri të jem e freskët!".


Realizuesit e emisionit "Testim", kishin siguruar material për tri vrasje të kryera në Kaliforni. Krime këto, që veç ishin zgjedhur nga policia me sukses. Të gjitha sendet nga vendi i ngjarjes qenë futur në një zarf të mbyllur dhe të vulosur. Nga tri zarfe që udhëheqësi i emisioni ia parashtron z. Norin, ajo zgjedh njërën prej tyre. Përveç mysafirëve të shumtë, në studio ishte prezent edhe inspektori i lartë i policisë Xhon Perkin, i cili vetë me sukses i kishte zgjedhur të tria rastet. Në atmosferën e qetësisë së plotë dhe nën tingujt e ngulfatur të një muzike të lehtë serioze, Norin e fillon seancën e vet të çuditshme hetuese. Në të gjitha përshkrimet që i deklaronte në vazhdim, përgjigja më e shpeshtë e inspektorit ishte. "është e saktë!". Në këtë transmetim televiziv të drejtpërdrejtë, Norin kishte arritur që me mjaft përpikëri t'ia qëllojë edhe emrin e viktimës. Ajo ishte një grua plakë, e vrarë në shtëpinë e vet, nga një kushëri i saj, për shkaqe të trashëgimisë. Përshkrimi i vrasjes dhe detajet e dhëna policisë ishin 85 për qind të sakta. Vetëm disa tiparet e fytyrës dhe disa elemente të kallëzimit të kryerjes së krimit, nuk qenë të qarta.
Juria profesionale e emisionit televiziv "Testimi", paraqitjen e z. Norin e vlerësoi me notën më të lartë - DHJETë!

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi