Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Sa e duam ngjyrën e Kaltërt

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Sa e duam ngjyrën e Kaltërt Empty Sa e duam ngjyrën e Kaltërt Tue Feb 28, 2012 9:35 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Mishell Pasturo, është historian dhe ekspert për heraldikën mesjetare (shkencën mbi varrezat dhe mënyrën e ndërtimit të tyre). I njëjti, kohën e fundit, ka botuar një libër tejet interesant studimore mbi ngjyrat, ku trajton ndikimin, referimin dhe aplikimin e tyre praktike nga ana e shoqërive të ndryshëm njerëzore gjatë historisë. Nëpërmjet shumë anketimeve të bëra, ai ka ardhur gjer në përfundim se mbi gjysma e banorëve të Evropës, nga katër ngjyrat ekzakte (primare), më së shumti e preferojnë të katërtën, ndërse, në vendin e dytë, me 20% , anketuesit e shumtë nga të gjitha viset dhe kontinentet e botës, janë deklaruar për ngjyrën e gjelbër.

Nga të gjitha shtetet e Evropës, ngjyrën e katërtë më së shumti e kanë në qejf francezët. Po ashtu, është ngjyrë shumë e preferuar edhe për banorët e kontinenteve të tjera, si për amerikanët, kanadezët dhe australianët.
Shikuar historikisht, në kohërat më të vjetra, ngjyra e katërt nuk ka qenë edhe aq e çmuar sa sot. Romakët, ta zëmë, të katërtën e kanë konsideruar si ngjyra të barbarëve.
Kjo shije dhe bindje nuk ishte e rastësishme, sepse fiset gjermane barbare, gjithmonë para betejës, kanë lyer trupat e tyre me këtë ngjyrë, duke shkaktuar tmerr me pamjen e tyre tek ushtarët e armikut.
Ndryshimi i mentalitetit kolektiv rreth kësaj ngjyre ka qenë evolutiv dhe gradual. Renesancën e vete të vërtetë tek shijet dhe bindjet e njerëzve, kjo qyrë fillon ta arrij në shekullin XII.
Vetëm për disa vite të këtij shekulli, e katërta bëhet ngjyra e veshjes solemne të fisnikëve, emblemave të tyre, hapësirave arkitekturale, krijimeve të ndryshme artistike etj..
Derisa latinët nuk ishin aq të shkallët në krijimin e emërtimeve specifike për nuancat e kësaj ngjyre, francezët në këtë drejtim qen më kreativ. Për nuancat e kaltrës ata krijuan një mori emrash. Bie fjala, e kaltra azhur, e kaltra qiellore, horizont e kaltra, e kaltra mbretërore, e kaltra indigo, e kaltra ngjyrë deti, e kaltra agimore, e kaltra tirkiz, etj..
Pas epokës mesjetare, ngjyra e kaltër tek bindjet e masave, me të madhe fillon të ndërlidhet me idenë e argëtimit, dashurisë, paqes, lojalitetit etj. Ajo shndërrohet në sintezën e baraspeshës, lirisë, harmonisë, ëndrrave dhe shpirtërores (jo materiales) .
Sot, muret e spitaleve lyhen me ngjyrë të kaltër, e, po ashtu edhe tabletat dhe ilaçet kanë këtë ngjyrë. Po ashtu, të gjitha shenjat e komunikacionit që kanë karakter internacionale, dhe tregojnë të LEJUSHMEN, janë me ngjyrë të kaltër, mu pse kjo ngjyrë nuk konsiderohet si agresive.
Sipas Mishel Pasturos, ekziston e kaltra metafizike dhe politike. Ajo metafizike, kur të paramendohet vizualisht, në mendje krijon ndryshime të caktuara të gjendjes emocionale të njeriut, ndërsa politike, përcakton orientimin ideologjik dhe rregullimin shoqëroro politik të një hapësire territoriale apo grupacioni të caktuar kolektiv.
Është tejet gabim të mendohet, konstaton më tej në studimin e vet Mishell Pasturos, se ngjyra e artë, është ngjyrë e fisnikëve dhe e aristokracisë. Edhe pse ajo është ngjyra e metalit fisnik arit, atë, si shije, në të përditshmen tonë, më tepër e preferojnë shtresat e mesme dhe të varfra të popullatës. Ndoshta, pikërisht, kjo është cytje e brendshme dhe pa vetishme e atyre shtresave kah ngjyra e sendit që është një sinonim i pasurisë, ndërsa, për të pasurit, e kundërta, ikja nga ajo me të cilën janë ngopur.
Sido që të jetë, të konstatojmë për fund se ngjyra e kaltër është ngjyrë më e preferuar e shekullit XX dhe XXI.
Sikur thamë edhe më lartë, nga një përbuzje dikur besëtyte, ngjyrën e kaltër dhe nuancat e saja sot e favorizojnë të gjitha aspektet e kreacionit bashkëkohor. Është mu ashtu, sepse e kaltra simbolizon besnikërinë, sinqeritetin dhe dashurinë. Prezanton paqen, pacifizmin dhe seriozitetin. Kur ëndërrohet sjell qetësinë, e qëndrimi në këtë ambient të ngjyrosur - rahatinë.
Është ngjyrë e ushtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkësisë Evropiane.
Ndoshta edhe ju të nderuar lexues, që në këtë moment e lexoni këtë artikull, e keni në vete këtë ngjyrë, sepse ajo është ngjyra e veshjes moderne të miliona të rinjve anë e kënd botës.
Ajo është ngjyra e veshjes “XHINSIT” (FARMERKAVE)

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi