Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Ligji i HERMESIT

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Ligji i HERMESIT Empty Ligji i HERMESIT Tue Feb 28, 2012 9:27 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Hermesi është emër i greqizuar i perëndisë egjiptiane, Thoti, i cili konsiderohet pionier i shumë shkencave, posaçërisht i alkimisë e i shumë shkathtësive të tjera.
Nocioni “Hermetizëm” rrjedh nga greqishtja dhe ka kuptimin e diçkahi të mbyllët dhe të pakuptueshëm, për shkak të gjuhës së vështirë ose të ideve e të figurave të paqarta.
Një ndër ligjet e hermetizmit është, edhe ligji i analogjisë, ngjasimit ose ligji i Hermesit.
Ligji i Hermesit thotë: “Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart”. Pra, një formë shumë e thjeshtë, prapa së cilës fshihet një fushë shumë e gjërë e përdorimit praktik.
Shprehja “si është poshtë, ashtu është lart”, në kuptim të parë do të thotë: “si është fotografia juaj psikike, ashtu është edhe në botën tuaj reale”. Fotografia që krijohet nëpërmjet imagjinatës kreative u takon planeve të ekzistencës, planeve të mendimeve (lart), ndërsa plani fizik, që është më i ulët, i takon planit material (poshtë).
Në qoftë se dëshirojmë të krijojmë diçka në botën materiale, duhet që së pari ta krijojmë atë në planin psikik. Duhet të formojmë përfytyrim të kthjellët dhe të qartë. Në atë moment që një gjë e krijojmë në imagjinatë, ajo tani më veç ekziston, por në botën e mendimeve. Në çoftë se bëhet mbushja e mjaftueshme e fotografisë së imagjinuar me energji (kjo do të thotë se sa më shumë energji emocionale dhe mendore të derdhim në të), për një kohë të caktuar, ajo do të kalojë nga plani mendor në atë material.
Elementet kryesore kozmike, pa njohjën e të cilave nuk mund të lidhemi me hermetizmin janë:

Shpata - simbol i elementit të ajarit;

Shkopi - simbol i elementit të zjarrit;

Kupa - simboli i elementit të ujit;

Monedha - simbol i elemenetit të tokës

Nuk duhet t’i krahasojmë këto elemente kozmike me elementet reale në tokë, që mbajnë të njëjtin emër. Elementet kozmike: ajri, zjarri, uji dhe toka nuk janë fizike. Toka fizike, nëpër të cilën ecim, përbëhet nga humusi, gurët, rëra etj., pra, kjo është përzierje e elementeve kimike. Ose ajri, në planin fizik, përbëhet nga gazrat, tymi, avulli, grimcat e pluhuri etj.
Kur flasim për këto elemente, nuk mendojmë në elemente fizike, por mendojmë në shfaqjet e energjisë universale kozmike. Pra, me energji kozmike nënkuptojmë mënyrën, në të cilën shfaqet energjia e përgjithshme kozmike në universin dhe njeriun.
Këto katër elemente kozmike nuk janë forca kozmike, por mënyra të shfaqjes në universin e pafund nga mijëra anë dhe përthyerja e tyre në dijen e njeriut, nga ana tjetër. Ato janë dukuri me të cilat forcat kozmike paraqiten dhe ndryshojnë, duke kaluar nga një gjendje në tjetrën.
Ekziston edhe elementi i pestë kozmik, nga i cili burojë të gjithë elementet të e tjerë dhe quhet AKASHA. Për këtë element ka pak të dhëna. Ky element konsiderohet si element fillestar krijues. Akasha, thonë kaballistët, është diçka joekzistuese. Por si mund të jetë joegzistuese kur thuhet se ajo ekziston?! Përgjigja është në atë se ajo “diçka” ka plotësisht dimensione tjera në krahasim me botën tonë të mendimeve, të ndjeshmërisë dhe të realitetit material. Disa religjione Akashën e krahasojnë me Zotin.
Gjithçka që ekziston, si në univers, ashtu edhe në shpirtin e njeriut, ekziston në njërën nga gjendjet që i quajmë elemente kozmike. Gjithçka që është krijuar, që krijohet, kalon nëpër këto katër elemente kozmike. Këto katër elemente kozmike shfaqen te njeriu si katër procese psikologjike:

Ajri - lindja e ideve ose bota e mendimeve në vetëdije;

Zjarri - paraqitja e emocioneve. Ky është investimi i energjisë emocionale, zgjerimi i ideve origjinale në të gjitha drejtimet;

Uji - përmbledhja e dëshirave të flakta në një drejtim konkret;

Toka - shndërrimi i ideve në realitet: pra materializimi i tyre.

Këtu qëndron edhe sekreti i sukseseve për realizimin e planeve dhe dëshirave të caktuar në secilën fushë.

Hermetizmi dhe njeriu bashkëkohorë

Shkenca, si sistem më i ri për hulumtimin e së vërtetës, rëndësi kryesore u jep fakteve. Ajo përgjithësisht bazohet në frymën racionale e cila është mjaft e ngushtë në krahasim me kapacitetin e përgjithshëm që posedon qenia njeri.
Por, hapësira e shkencës po zgjerohet për çdo ditë, me shpejtësi rapide, dhe fundi i zhvillimit të saj është i pamundur të parashihet. Mirëpo, kur shkenca dhe filozofia na denoncojnë, është plotësisht e arsyeshme që të mbështetemi në sisteme dhe forma tjera hulumtimi për ta kërkuar të vërtetën. Sisteme dhe forma, që na mbushin hapësirën e zbrazët dhe na ofrojnë zgjidhjet e tyre përkatëse.
Diku në sferën ku gërshetohet shkenca, filozofia dhe religjioni, e gjen hapësirën e frymimit të vetë tradita hermetike. Lidhja e saj me sisteme dhe forma tjera të mendimit njerëzor është më shumë e theksuar në Lindjen e Largët se sa tek ne (mendoj në perëndim). Tradita e Lindjes së Largët është e pamundur të ndahet nga religjioni, filozofia dhe shkenca, sepse është e lidhur dhe e gërshetuar në mënyrë të pandashme me to. Ne, në këtë pjesë të globit, deri më sot kemi pasur më pak përvojë, e natyrisht edhe më pak njohuri dhe fakte në këtë drejtim.
Kërkimi i çfarëdo vlere në punimet e alkimistëve si: Paracelzusi, Elifasi Levi, Papuasi etj. përmban në vete rrezik të madh që kolegët, por edhe të afërmit, të na përqeshin, të na proklamojnë si sharlatan ose edhe të marr dhe të na mohojnë të gjitha vlerat, jo vetëm të lëndës që dëshirojmë ta hulumtojmë, por edhe motivet që na shtyjnë kah ajo. Për këtë arsye njerëzit vështirë vendosin për t’u marrë, së paku publikisht, me interesime të tilla.
Njerëzit që mendojnë se shkenca e kompjuterëve do t’i zgjidhë dilemat tona, mashtrohen shumë keq! Ata e shqiptojnë fjalën “shkencë” si të ishte ajo magjistare e gjithëmundshme, e cila, sikur me shkop magjik, do t’i zgjidh e shërojë problemet e shumta me të cilat përballet njerëzimi në vazhdimësi siç janë: ndjeshmëritë, traumat, urrejtjet, dhunën, konfliktet, vuajtjet etj. Por, përkundër faktit se ajo në këtë lëmi ka kontribuar mjaftë shumë, megjithatë përparimi, i shkencës dhe teknologjisë ka karaktere të dyanshme. Për anën e errët të saj, fanatikët nuk dëshirojnë as të mendojnë! Shkenca vërtet lehtëson dhe e bënë më atraktive jetën tonë, format elementare të saj, por nuk mund t’i zgjidh dot dilemat që na preokupojnë. Bile në shumë raste, ajo na bënë që t’i ndjejmë edhe më qartë ato.
Zbritja e kozmonautëve në truallin e Hënës krijoi botëkuptim dhe ndjenja të veçanta mbi forcën njerëzore, respektivisht për forcën e produkti të mendjes së tij - shkencës dhe teknikës. Por, pak kohë pas kësaj, njeriu filloi ta ndjejë fuqishëm inferioritetin e vet, pasi u vetëdijesua për pafundësinë e gjithësisë.
Motivet reale të këtyre shprehive, në mënyrë vizionare, i lakuriqësoi psikologu i njohur, K. G. Jungu, me fjalë të thjeshta por shumë kuptimplote: “Fluturimet kozmike janë thjesht ikje na vetvetja, sepse më lehtë është të arrihet në Hënë ose Mars, se sa të depërtohet në qenien personale, në unin tonë”.
Synimi themelor i secilës qenie njerëzore është që të zhvillohet, të shprehet dhe të krijoj në cilëndo formë a mënyrë. Forca e tij krijuese është e pakufishme. Jeta e tij është shesh ku zhvillohen procese të panumërta emocionale, mendore e trupore. Dhe në qoftë se aktivitetet e tij janë të orientuara kah një qëllimi i arsyeshëm, si dhe janë në harmoni me momentin, kohën dhe ambientin, atëherë edhe çdo lëvizja e tij, çoftë e duarve, e gjuhës apo trupit, është krijuese.
Artet në përgjithësi janë pasardhëse të drejtpërdrejta të vezullimeve spirituale, që burojnë thellë në ne, të cilat nëpërmjet poreve të jashtme depërtojnë në hapësirë ndërnjerëzore dhe aty, po nga ne, behën të njohura.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi