Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT Empty ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT Tue Feb 28, 2012 9:08 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

"Arti i transformimit!"

Që nga zanafilla e krijimit të tij, njeriu ka qenë gjithnjë në kërkim të gjetjes së formave të mundshme transformuese, si për shpirtëroren ashtu dhe për materialen, në kërkim të një mrekullie e cila do t'i mundësonte atij jetë parajsore, jetë të amshueshme! Sado që duket paradoksale, megjithatë, këto përpjekje nuk kanë reshtur deri në ditët e sotme, dhe do të vazhdojnë, ndoshta me intensitet edhe më të shtura, derisa të frymoj kjo specie e quajtur njeri.
Gjërat që dikur lidheshin me misticizmin, sot janë bënë avangardë e shkencës së sofistikuar, e një ndër to është edhe Alkimia.
Sa herë që lakohet ky nocion, zakonisht ndërlidhet me ritualet e lashta okulte, në të cilat alkimisti, metalet e zakonte arrinte t'i transformonte në metale të çmuara, gjegjësisht në ar, si dhe me sekretin e eliksirit - pijes magjike, barit të mrekullueshëm, substancës që dhuron jetën e amshuar!...
Por ç'është në fakt alkemia?
Alkimia është një veprimtari mjaft komplekse që zanafillën e ka shumë shekuj para erës sonë. Veprimtari që merrej me vëzhgimet, me fenomenet e natyrës dhe filozofisë, e cila ndërthurte në vete elemente të disa fushave si: kimisë, fizikës, astrologjisë, artit, metalurgjisë, mjekësisë, misticizmit, fesë etj., dhe nga e cila, në shekujt 17 dhe 18, u krijua kimia dhe farmakologjia moderne. Pra, është shkëndija, brumi, burim fillestar i këtyre dy degëve shumë të rëndësishme të shkencës së sotme.
Fjala alkimi rrjedh nga arabishtja - "al-ḫīmiyā" (الخيمياء) ose "al-kīmiyā" (الكيمياء). Arabët, pas pushtimit të Egjiptit, i morën këto njohuri duke i zhvilluar edhe më tej, dhe i dhanë emërtimin e mësipërm. Supozohet se ky nocion, "kīmiyā" është bartur nga fjala greke "chymeia" (χυμεία), që do të thotë, kimia. Megjithatë, interpretim ose zbërthimi i domethënies së kësaj fjale, në fakt është aq i shumanshëm, sa edhe vet alkimia. "Al" është një artikulim arab, ndërsa "Kemet" është një shprehej egjiptiane për "të zezën", që ka kuptimin - "tokë e zezë", e që lidhet me tokën e pëlleshme brigjeve të Nilit. "Toka e zezë" simbolizon edhe bazamentin e veprimtarive të para të praktikuara në fushën e alkimisë, por, po ashtu, "Toka e zezë" është edhe emërtimi i hershëm i Egjiptit të sotëm, kështu që, alkimia edhe njihet si "Arti i egjiptianëve". Ndërsa nocioni grek "chymeia", ka kuptimin e "shkrirjes, tretjes", dhe në këtë kontekst, alkimia mund të quhet si "Doktrina e shkrirjes".
Si babi i alkimisë konsiderohet Hermesi. Hermesi është emër i greqizuar i perëndisë egjiptiane, Thoti, i cili konsiderohet pionier i shumë shkencave e shkathtësive të tjera, e në veçanti i alkimisë. Edhe këtu kemi një shkrirje te dy zotave, atij grek - Hermesit, dhe atij egjiptian - Thotit.
Teksti fillestar i alkimisë supozohet të jetë tabela "Tabula Smaragdina" që paraqet edhe bazamentin e hermetizmit, e quajtur ndryshe edhe si "Bibla e hermetizmit", e përpiluar nga Hermesi ose Thoti. Kjo tabelë përmban 15 fjali (radhitje), nga e cila më njohura është fjalia e dytë në të cilën thuhet: "Ajo që është poshtë, është e njëjtë me atë që është lartë. Dhe ajo që është lartë, është e njëjtë me atë që është poshtë, për t'i përmbushur veprat e mrekullueshme të një gjëje të vetme."
Një burim shumë i rëndësishëm, ndoshta ndër më të rëndësishmit, për alkimistët deri më sot, është filozofia e natyrës antike greke dhe mësimet për katër elementet themelor: ajrit, zjarrit, ujit dhe tokës (dheut). Mësimet për këta katër element ose teoritë rreth këtyre katër elementeve themelor, në fakt, së pari u përmendën nga filozofët: Thales von Milet, Anaxsimenes dhe Herakliti, të cilët i përshkruan si element të veçuar, më vonë u përpunuan nga Empedoklesi si dhe filozofët e famshëm Platoni dhe Arsitoteli, ku iu shtua edhe elementi i pestë, ai eterik (akasha). Besohej se të gjitha gjërat përmbajnë në vete këta katër përbërës të përzier në përpjesëtime të ndryshme, dhe varësisht, prej ndryshimit të përpjesëtimit të tyre mund të transformohen edhe të gjitha gjërat dhe të marrin formë dhe përmbajtje tjetër.
Në alkimi, mësimet për këto elemente kanë kuptim të dyfishtë, edhe pse, pothuajse gjithnjë, kur flitet për "Alkimi", mendohet në elemente materiale. Në fakt, në planin fizik, këta element përbëhen nga molekulat, kripërat, mineralet, gazrat, avulli, tymi, humusi, rëra, gurët etj., dhe në këtë gjendje agregate, përdorej përzierja e tyre në përpjesëtime të caktuar për arritjen e substancës së veçantë, lëndës së dëshiruar ose "lëndës së parë" që ndryshe quhej edhe "Guri i dijes" ose "Guri i Filozofit". Ky "gur" kishte fuqi që metalet e zakonta t'i shndërroj në metale me vlerë, që zakonisht synim ishte ari, pasi ari konsiderohej si produkti më me vlerë, në njërën anë, dhe në anën tjetër, ari me gjithë shkëlqimin dhe pastërtinë e tij, pasqyronte përsosmërinë e Perëndisë. Po ashtu, me anë të këtij "guri", nga këta katër element themelor: ajri, zjarri, uji dhe toka, nga përzierja e tyre, mund të prodhohej edhe "bari i përjetësisë" ose "eliksiri i jetës", i cili do t'i mundësonte përdoruesit që të rinohet, ta "shtyjë" vdekjen ose, sipas disa burimeve, të arrij edhe pavdekësinë. Megjithatë, në esencë, mjeshtëria kulminante e alkimisë, për të cilën shumë pak flitet e shkruhet, ishte transformimi shpirtëror.
Në këtë planë, pra në planin shpirtëror, këto katër elementet reale në tokë, që mbajnë të njëjtin emër, e humbin kuptimi fizik. Këto elemente nuk janë më në gjendja agregate, ato kalojnë nga gjendja inferiore në një gjendje më superiore, ato tashmë shfaqen si energji e përgjithshme kozmike. Me energji kozmike nënkuptojmë mënyrën, në të cilën shfaqet kjo energji hyjnore në universin dhe njeriun. Këto katër elemente kozmike nuk janë forca kozmike, por mënyra të shfaqjes në universin e pafund nga mijëra anë dhe përthyerja e tyre në dijen e njeriut, nga ana tjetër. Ato janë dukuri me të cilat forcat kozmike paraqiten dhe ndryshojnë, duke kaluar nga një gjendje në tjetrën.

Alkimia në planin fizik

Alkimistet konsiderohen hulumtuesit (shkencëtarët) e parë në histori, të cilët eksploruan natyrën sistematikisht. Ndryshe nga kimistët e sotëm, të cilët janë të përqendruar vetëm në këtë profesion, alkimiste ishin edhe filozof, edhe astrolog, edhe metalurg, edhe fizikan, edhe mjek, edhe artist por edhe magjistar dhe falë njohurive të tyre, shumë nga ta, njihen si pionier të shkencave të sotme moderne.
"Përfytyrimi ynë i gabuara për alkimistët si kokëkrisur është një skandal. Këta shkencëtarë sot do të përbënin një skuadër bartësish të "Çmimit Nobel"" - thotë historiani Bill Newman. Newmani, gjatë kërkimeve të veta në këtë fushë, zbulon se, jo vetëm hulumtues të panjohur por edhe shkencëtar me famë janë marr intensivisht me "artin e transformimit", e një ndër ta është edhe fizikani i njohur ose "babai i fizikës", Isak Njutoni (Isaac Newton), i njohur për zbulimin e teleskopit të parë me pasqyra - teleskopin reflektues i cili edhe sot është në përdorim; zbulimin e llogaritjeve integrale (matematik)... por ndër sukseset më të njohura të tij konsiderohet formulimi i ligjeve të lëvizjes së trupave fizik dha ai i gravitacionin kozmik. Njutoni, deri në fund të jetës së tij, ishte një hulumtues i pasionuar i fushës së alkimisë, por zbulimet e tija në këtë drejtim i mbajti sekret! Jo nga frika se do të akuzohet, as që do të përqeshet, por nga frika e keqpërdorimit të njohurive të zbuluara prej tij. Në fakt, alkimia edhe konsiderohej dije sekrete!
Në vitin 1693, pas më se 24 vitesh punë të lodhshme laboratorike, Njutoni në shënimet e tij thekson se kishte arritur ta zbulonte "Gurin e dijës"! Ai shkruan se kishte zbuluar një lloj "zhive të gjallë" e cila mundëson krijimin e arit. Megjithatë, mbetet enigmë, pse Njutoni nuk eksperimentoi më kurrë në këtë drejtim dhe as që la ndonjë shënim tjetër deri në fund të jetës së tij!
Athua përmbajnë ato fjalë të njutonit, bazuar në eksperimentet praktike, një sekret që është duke e kërkuar edhe sot njerëzimi?! "Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar" - thoshte edhe filozofi i madh indian, Osho.
Në vitin 1968 hulumtuesja e fizikës bërthamore, Judith Temperley, i bombardoi atomet e zhivës me energji të fuqishme neutronesh, deri sa njëri prej atomeve e humb një proton. Dhe atëherë pasoi ajo që ishte ëndërr e alkimistëve shekuj me radhë: një atom zhive u shndërrua në atom ari! Ekzistuaka vërtet një shteg për prodhimin e arit?....
Kuptohet se alkimistët nuk kishin në dispozicion mjete të sofistikuara me të cilat disponon shkenca moderne, andaj edhe veprimtaria e tyre në fushën praktike ishte e kushtëzuar, megjithatë, dija dhe pasioni i tyre ishte tepër e madh. Secili alkimist i mirëfilltë njihte edhe gjuhën "enigmatike" të formulave të shkruara. Formulat e shkruara të alkimistëve, jo vetëm që mbaheshin sekret, por edhe po të bëhej publik një shkrim i tillë, ishte pothuajse e pamundur të deshifrohej (kuptohej) përmbajtja e tij! Ja si e përshkruan formulën e gjetjes së arit dhe pastrimit të tij, alkimisti Basilius Valentinus: "Merreni një ujk koprrac, ngjyrë gri. I gjetur ndër lugina dhe male. Me një uri përpirësi. Hidhe atë para trupit të një Mbreti. Pasi ta gëlltit Mbretin, ndiz një zjarr të madhe dhe hidhe ujkun mbi të. Të digjet i tëri. Kështu Mbreti do të lirohet sërish. Kur kjo të ndodh tre herë, luani ka mposhtur ujkun. Dhe nuk do të mbetet aty më gjë për konsumim. Atëherë është trupi ynë i përsosur tek fillimi i punës sonë."
Çfarë fshehët prapa kësaj formule? Studiuesit e kësaj fushe tërheqin këtë paralele: nga shtimi i antimonsulfatit tek aliazhi (përzierja) ari - argjend, përfitohet një legurë, ari-antimon. Gjatë nxehjes në temperatura të larta, digjet antimoni dhe mbetet ari i pastër. Ky proces përdoret edhe sot e kësaj dite për pastrimin e arit. Ta cekim se vet ari i pastër prej 18 karatësh, ka një përbërje prej vetëm 50% të atomeve të arit, ndërsa ari më i përhapur në botë, ai me siglën "333", vetëm 18%.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

2ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT Empty Re: ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT Tue Feb 28, 2012 9:09 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

I pasionuar pas alkimisë ishte edhe gjeniu Leonardo Da Vinçi. Në kërkim të "eliksirit të jetës", ai kishte çarë me dhjetëra trupa njerëzish të pajetë. Ditën pikturonte "Darkën e fundit", ndërsa natën eksperimentonte fshehurazi në kufoma njerëzish, pasi në atë kohë, për një veprim të tillë dënoheshe me vdekje. Edhe pse Leonrado nuk arrita ta gjej "eliksirin e jetës", as në gjakun e as në zemrën e kufomave, megjithatë, ai arriti të zbuloj i pari sistemin e qarkullimit të gjakut dhe të dëshmoj se arterioskleroza në enët e gjakut është shkaktar i sulmeve në zemër.
Kur jemi tek Leonrado dhe veprat e tija, pothuajse përherë enigmatike, që edhe lënë shumë mundësi interpretimi, po e cekim portretin e Marias, të cilin ai e kishte paraqitur në sa piktura të tij. Duke e pas parasysh qëndrimin e tij ateist, supozohet se Maria e paraqitur në veprat e tij, e veçanërisht, figura e saj tek piktura shumë e njohur murale në kishën Santa Maria delle Grazie të Milaons, "Darka e fundit", nuk paraqet Shën Marian - Zonjën e bekuar, por një Maria tjetër - Maria Prophetissa. Maria Prophetissa ishte një hebreje që kishte jetuar në Egjiptin antik dhe e cila nga alkimistet ishte shpallur "Shenjtore". Ajo ishte formuluese e principit, sipas të cilit, secila substancë në Tokë, ka një trup dhe një shpirt, pasuese e parimit të njohur dhe pranuar shumë më vonë edhe shkencërisht ku thuhet se secili element ka veti specifike.
Ndoshta nuk do të ishte e tepër të shkruhet në këtë artikull edhe për shkrimtarin dhe filozofin e shquar, Gëte (Johann Wolfgang von Goethe), gjegjësisht për motivimin e tij për njërën nga veprat më të famshme botërore - "Fausti-t". Në dhjetor të vitit 1768, kur Gëte ishte vetëm 19 vjeçar, goditet nga një sëmundje e rënd. Mjekësia e atëhershme u tregua e pasuksesshme. Dr. Metz, një alkimist i njohur, megjithatë, i mban shpresat e ndezura! Ai e përgatit një pije (koktej) të cilën i jep Gëtes për ta pirë. Dhe si me magji, pas disa orësh Gëte filloi ta rimarr veten dhe u shërua plotësisht. Që nga kjo ditë, dhe deri në fund të jetës, ai iu përkushtua alkimisë. Aty gjente inspirimin për veprat e veta, edhe për "Faustin" e famshëm, vepër të cilën ia përkushtoi tërësisht mjekut, shpëtimtarit të tij, Dr. Metz-it.
Dhe ta përfundojmë këtë pjesë me një zbulim mjaft interesant. Dy gjeolog nga Zelanda e Re, Stuard Simmons dhe Kevin Brown, pasi i rishikuan edhe disa herë shënimet, paraqitën para mediave të dhënat e tyre sensacionale: Ata kishin zbuluar në shtetin e vogël të kontinentit australian, Papua-Neuguinea një minierë ari, me kapacitet enorm! Në kushte normale, nevojiten miliona vite deri sa të krijohet një rremb ari në një masë gurore. Në minierën Ladolam, në Papua-Neuguinea, për një proces nevojiten vetëm 55 000 vite!
Ari deponohet në shtresat gurore, nëse ai më parë është larë me ujë që buron nga shtresat të thella të tokës me temperaturë mbi 200 gradë celsius dhe i cili ka përmbajte të squfurit. Simmons dhe Brown me zbulimin e tyre dëshmuan bindjet e alkimistëve! Ata thonë: "Nëse shkohet me këtë sistem, vetëm brenda disa dekadave, mund të rimbushen sërish me shtresa ari shkëmbinjtë e një miniere".
Për atë që alkimistët ishin që moti të bindur se ari "rritet" (krijohet) nga dheu, e vërtetuan edhe zbulimet më të reja shkencore, gjegjësisht, një tjetër shkencëtar australian, Frank Reith. Ai hulumtoi gjatë nëpër galeritë nëntokësore të minierave të arit, dhe aty zbuloi një lloj baktere e cila nga përmbajtja e dheut thith një sasi tejet të vockël ari dhe e deponon në trupin e vet. Pse e bënë këtë? Mikrobiologu Derek Lovley, nga Universiteti i Masachusetts në Amherst, thotë: "Ato baktere e shfrytëzojnë arin, sikurse ne oksigjenin!". Me këto baktere Lovley eksperimenton edhe në laborator. Brenda disa ditësh thërrmija tejet të imëta ari dukeshin në thjerrëzën e mikroskopit. Këto baktere energjinë e tyre e tërheqin nga metalet e liruara në ujë. E për ta zhvilluar një proces të ngjashëm, Lovley gjatë eksperimentimit, futi në ujë elektrone të cilat provokonin lirimin e mineraleve, pra edhe të arit, të cilin e absorbonin pastaj këto baktere. Athua kishin arritur edhe alkimistët ta vrojtonin një gjë të tillë?! Sidoqoftë, ata ishin të bindur për lidhshmërinë mes materieve të gjalla dhe atyre, të ashtuquajtura "të vdekura". Ata i njihnin ligjet e hermetizmit sipas të cilave jeta është një dhe e pandarë, por format në të cilën ajo paraqitet janë pambarimisht të shumëllojshme dhe të ndryshme. Për ta, ndarja e botës në materie të gjallë dhe të vdekur ishte koncept i rrejshëm. Edhe ato gjëra që nga forma e jashtme duken të "vdekura", siç është edhe ari, në fakt, në to ç'thuren energji enorme të atomit, por lëvizja harmonike e elektroneve rreth bërthamës së atomit, dhe shpejtësia e tyre tejet e madhe, reflektojnë tek receptorët tonë (që janë të kufizuar mjerisht), ngurtësinë e metalit, gjegjësisht të ari.

Alkimia në planin shpirtëror (psikik)

Energjia, materia dhe jeta janë tri shikime të manifestimit ekzistencial - harmoni universale e hyjnores dhe tokësores, krijuesit dhe njeriut - m'u ashtu siç thotë edhe Ligji i Hermesit: "Si poshtë, është lartë, si lartë është poshtë". "Si është makrokozmosi, ashtu është edhe mikrokozmosi" - një ndërlidhuri ndërmjet pjesëve më të imëta të materies dhe atyre më gjigante që lëvizin në gjithësi. Çdo lëvizje provokohet padyshim nga një lloj energjie, sakaq, energjia është vetia themelore e materies, burimi i një aksioni, i një veprimtarie. Po ashtu, sipas hermetizmit, që është edhe bazamenti i alkimisë, çdo lloj energjie, çdo manifestim ekzistencial, në cilëndo mënyrë, përmban në vete dije. Dhe kjo dije zhvillohet përmes spirales kozmike, ose siç quhet ndryshe, "dije kozmike", "energji hyjnore", e në këtë spirale bënë pjesë edhe qenia më e përsosur, shëmbëlltyra e Krijuesit, njeriu, që supozohet të ketë edhe formën më të lartë të dijes. Edhe katër elementët themelorë: ajri, zjarri, uji dhe toka, në planin shpirtëror, nuk janë asgjë tjetër, pos një nyjë në procesin e evolucionit transcendental, dukuri përmes së cilave "dija kozmike", "energjia hyjnore", paraqitet dhe ndryshon, duke kaluar nga një gjendje në tjetrën.
Ta cekim se të gjitha format e jetës u janë të nënshtruar ligjeve të evolucionit, gjithçka lëviz drejt formës më të lartë dhe më të përsosur të ekzistencës. Edhe synimi i natyrshëm i njeriut për deponimin e përpjekjeve për zbulime (në mikrokozmos) paraqet pasqyrimin e ligjit të përgjithshëm të evolucionit (në makrokozmos). Ato lëvizje, thënë shkurtimisht, janë përparime kah format më të larta dhe më të përsosura të dijës. Janë investime dhe përpjekje për ta arritur piedestalin më të lartë të përsosmërisë shpirtërore, përndritjen, niveli astral, shenjtërinë, e me këtë edhe amshueshmërinë, për t'u bërë pjesë e elementit të pestë - pjesë e akashës, caqe këto shumë të njohura dhe synime parësore të besimtarëve të devotshëm. Për besimtarët e mirëfilltë por edhe për alkimistët, vdekja nuk ekziston, por ekziston vetëm transformimi i gjendjeve, ndërrimi i dimensioneve.
Gjithçka që ekziston, si në univers, ashtu edhe tek qenia njeri, ekziston në njërën nga gjendjet e këtyre katër elementeve themelorë ose ambiental, që ne po i quajmë elemente kozmike. Gjithçka që është krijuar, që krijohet, kalon nëpër këto katër element kozmik, nëpër këtë nyje të procesit evolutiv, nga trajta më e ulët, drejtë më të lartës, duke pësuar edhe ndryshime, duke u transformuar nga një gjendje në tjetrën.
Elementi i tokës - Elementi bazë i veprimtarive në fushën e alkimisë, por edhe zanafilla e krijimit të njeriut (sipas religjioneve) nga Krijuesi. Shkenca (që njeh deri më sot 92 element natyror) ka vërtetuar se, pothuajse të gjitha elementet që ekzistojnë në natyrë, ekzistojnë edhe tek qenia njeri. Edhe alkimistët eksperimentet e tyre i kanë zhvilluar duke përdor këta element natyror, por edhe Zoti, m'u nga këta element përbërës ka modeluar krijesës më të përsosur - njeriun. Toka paraqet stabilitetin, peshën, masën. Edhe në planin material (fizik) edhe në atë shpirtëror (psikik), elementi i tokës përfaqëson bazën elementare të ekzistencës.
Elementi i ujit - Uji është element pastrues, ndërtues, ushqyes dhe burim i domosdoshëm për jetën. Dheu pa ujë do të thahet për pak kohë - do të bëhet shkretëtirë, nuk do të ketë më vlerë, pasi nuk mund të jap asnjë lloj fryti. Secili nga ne e dimë se, për të krijuar brumin fillestar të diçkaje, është i domosdoshëm elementi i uji. Me këtë brumë kanë eksperimentuar edhe alkimistët, po me këtë brumë (baltë), Krijuesi i ka dhënë formë krijesës së tij. Gjendja e ujit, në rrethana normale, pa ndikim të ndonjë lloj energjie, është e qetë - jo aktive. Natyra e tij në këtë gjendje është e butë, por edhe ftohtë.
Elementi i zjarrit - Veti bazë e elementit të zjarrit është nxehtësia. Ngritja e temperaturës vë në lëvizje grimcat e trupave dhe me këtë aktivizon energjinë e cila është burimi i vitalitetit, entuziazmit, aktiviteteve, pra fuqi e gjithëmbarshme, që kuptohet - ndërton ose rrënon. Derisa natyra e tokës dhe ujit është e qetë, natyra e zjarrit është gjithnjë aktive, shpërthyese, ekspansioniste. Elementi i zjarrit i vë në lëvizje edhe elementin e tokës edhe të ujit. Brumi i krijuar nga dy elementët e parë, me ndihmën e elementit të zjarrit, finalizohet.
Elementi i ajrit - Ajri është element i përsosmërisë, element që drejtpeshon, që plotëson çdo gjë, element që i jep jetë, formës së finalizuar nga tre elementët e tjerë, m'u ashtu siç i dha jetë, përmes frymës, krijesës së modeluar nga balta, vetë Krijuesi.
Këta katër element janë edhe baza e ligjit të amshueshmërisë, ligjit të përhershëm të ndryshimeve: lindjes, zhvillimit, transformimit, shpërbërjes...
Këtu qëndron edhe magjia, sekreti i alkimisë së brendshme, asaj në planin, nivelin më të lartë të niveleve të mundshme shpirtërore: lëvizja drejtë formave më të larta të përsosmërisë ekzistenciale, transformimi nga përbërja më e ulët, ajo materiale, që herdokur shpërbëhet dhe i kthehet elementit të tokës, drejt trajtës më të lartë, elementi eterik, bashkimit, njësimit, me unin e vërtet, me vet shpirtin, me frymën e Krijuesit. Sinteza e të qenit një me Krijuesin, në fakt, ishte dhe mbetet synimi parësor i alkimistëve.
Ndërsa në nivelet më të ulët të transformimit shpirtëror, thënë më thjesht, në jetën e përditshme, sekreti i alkimisë së brendshme qëndron në jetësimin e synimeve përmes formave të ndryshme psikologjike. Këtu bëhet fjalë për transformimin e vetive negative, gjegjësisht shprehive dhe emocioneve të padëshiruara, në veti pozitive: urrejtjes në dashuri, dëshpërimit në gëzim, vuajtjes në lumturi, mjerimit në mirëqenie, frikës në guxim, dështimit në sukses etj., me një fjalë, transformimin e mendimeve.
Trupi i njeriut edhe në nivelin më të ultë të transformimit, në planin shpirtëror, paraqet elementin e tokës - bazën elementare të ekzistencës, strukturat e përgjithshme të molekulave organike.
Të gjithë e dimë se trupi unë përbëhet nga një përqindje e madhe e ujit: kockat e njeriut përmbajnë 22% të lëngut të ujit, shtresimet dhjamore 25%, indet muskulore përmbajnë rreth 75% , ndërsa plasma e gjakut përmban mbi 90% të këtij elementi jetësor. Megjithatë uji ndryshon gjendjen varësisht prej temperaturës - nën minus 0, molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizi dhe kështu uji kalon në gjendje të ngurtë. Kjo gjendje është e pavlerë - nuk ka aktivitet. Në nyjën e procesit transformues shpirtëro (psikologjik), njeriu në këtë gjendje është pasiv, pa vullnet, i dëshpëruar, i demoralizuar, i mjerë, depresiv. Mund të thuhet se kjo është gjendje e pa jetë e njeriut.
Me rritje e temperaturës, molekulat fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke ndryshuar gjendjen në të lëngët. Në këtë gjendje, gjithnjë në nyjën e procesit transformues shpirtëror, fillojnë të mbushën hapësirat dhe të nivelizohen ato. Edhe këtu aktivitetet janë të kufizuara ose, sipas ligjit të zakonshëm të ujit, ato "rrëshqasin" të pakontrolluara, varësisht prej rastësive, kuptohet tatëpjetë! Dëshpërimi apo gëzimi, vuajtja apo lumturia, mjerimi apo mirëqenia, sukses apo dështim në këtë fazë janë produkte të rastësisë. Ky proces i takon elementit të ujit.
Për ta vënë në lëvizje këtë përbërës kryesor të trupit të njeriut, për t'i kontrolluar mendimet, për të synuar caqeve e dëshiruara, jetësimin e tyre, nevojitet energji. Është nxehtësia - elementi i zjarrit që ngritë temperaturën, aktivizon energjinë e cila, siç e kemi cekur edhe më lartë, është burim i vitalitetit, burimi i motivimit, burimi i frymëzimit, burim i imagjinatës, burim i entuziazmit, burim i të gjitha aktiviteteve mendore për realizimin e qëllimeve të përcaktuara. Kjo energji shpërthyese aktivizon neuronet tona, i vë në lëvizje miliarda qeliza, molekulat e të cilave fitojnë aq shumë energji, sa përhapën në të gjitha drejtimet dukë kaluar kështu në gjendje të gaztë, në avull.
Avulli - elementi i ajrit, ngjitet përpjetë, lëviz me lehtësi drejtë lartësive, atje ku është gjithçka e kristaltë, e përsosur dhe hyjnore. Edhe pse në dukje të lë përshtypjen e një energjie të qetë ose thënë më saktë, të plogësht, megjithatë fuqia e tij është enorme! Është aq e madhe kjo fuqi, sa, siç e dimë të gjithë, është në gjendja ta vë në lëvizje një kompozicion të madh vagonësh treni, qindra tonelatash të rënda. Ky është sekreti i alkimisë së brendshme, atij transcendental: i njëjti komponent, e njëjta përbërje - H2O, por në procesin transformues, me fuqi tërësisht të ndryshme.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

3ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT Empty Re: ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT Tue Feb 28, 2012 9:09 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Sukseset në fushën shkencore

Lirisht mund të thuhet se alkimistët ishin më shumë se "prodhues ari" dhe magjistar! Ata i dhuruan botës, artin e shkencës - ishin pionierë në shërbim të saj. Megjithëse ata, veprimtaritë e tyre i bazonin në katër elementet themelor ambiental (dhe të pestin, elementin eterik - akashën, që konsiderohet elementi fillestar krijues ose elementi i (para)origjinës), një numër i konsiderueshëm i elementeve kimik që sot shkenca i njehe (gjithsej 114 - natyral dhe artificial), janë produkt, janë zbulimi i alkimistëve. Gjithashtu, edhe shumë pajisje që edhe sot e kësaj dite përdorën në laboratorë të ndryshëm, sikurse janë epruvetat nga qelqi, janë zbulimi i alkimistëve, si dhe shumë zbulime të tjera të suksesshme pa të cilat shkenca e sotme do të ishte tejet e varfër.
Ishte Paracelsusi (Philippus Aureols), mjeku dhe alkimisti antik, i cili analizoi trupin e njeriut dhe e konsideroi atë si një sistem të proceseve kimike dhe erdhi në përfundim se lëndë kimike të përfituara nga bimët ndikojnë në trupin e njeriut dhe mund ta shërojnë atë. Ishte ky sinjali i parë prej të cilit lindi kimia farmaceutike dhe mjekësia shëruese alternative (fitoterpia).
Në librin e tij të vitit 1536, "Medikamenti i mrekullive të mëdha", Paracelsusi përshkruan bazamentin e hulumtimit të qelizave, një çelësi i teknologjisë së shekullit 21: "Zemra shëron zemrën", mushkëria shëron mushkërinë, shpretka shëron shpretkën; e njëjta shëron vetën." Asgjë tjetër nuk bënë as terapia qelizore: qelizat e marra nga pacienti, përgatitën në laborator, dhe sërish injektohen në organin e dëmtuar. I njëjti princi vlen edhe sferën e transformimit shpirtëror - është mendja ajo që shëron, forca jonë e brendshme, janë mendimet pozitive baza shëruese e të gjitha deformimeve psikike, pra ne jemi shërues të vetvetes, siç jemi edhe kreator të ardhmërisë - të lumtur ose plot vuajtje, varësisht prej kahjes së mendimeve. Dhe sërish po rikthehemi tek zanafilla, tek ligji i Hermesit, tek "Bibla e hermetizmit": "Si poshtë ashtu edhe lartë..." Dukja e botës suaj të jashtme është pasqyrim i botës suaj të brendshme i botës së mendimeve. Mendimet janë zanafilla e çdo gjëje, e të gjitha proceseve psiko-fizike. Të menduarit është burim i një aksioni, energji, prej të cilës edhe çdo gjë fillon, një mekanizëm, që vë në lëvizje të gjitha proceset pasuese, pozitive apo negative, të brendshme apo të jashtme.
Alkimisti dhe mjeku francez, Jean-Baptiste Denys pohonte se kishte zbuluar një barë që shëron sëmundjet shpirtërore. Ishte i pari që injektoi gjakun e kafshëve tek njeriu - një të sëmuri psikik, një djaloshi të ri, ia injektoi gjakun e deles. Edhe pse djaloshi nuk u shërua, megjithatë, me përpjekjet e tij, Denys u bë njeriu i parë në historinë e njerëzimit që praktikoi transfuzionin e gjakut, mënyrë kjo e domosdoshme në mjekësin e sotme.
Mjaftë shumë është në praktikim e sipër, në fushën e hulumtimeve të shkencës së mjekësisë, edhe elementi më i dashur i alkimistëve, elementi më me vlerë, pasqyrimi i shkëlqimit dhe pastërtisë, përsosmërisë së Perëndisë - ARI. Në kohët e lashta ari konsiderohej si simbol i zemrës së njeriut dhe fuqisë së Zotit. Rëndësia dhe domethënia e veçantë e arit për njeriun, nuk është zbehur aspak as në ditët sotme. Ari sot është barometër matës i zhvillimit ekonomik të një shoqëria. Rezervat e depozituara të arit, janë siguria më e mirë e një shteti. Në raste krizash ekonomike, atëherë kur kartëmonedhat kthehen në letra pa vlerë dhe nuk luajnë më asnjë lloj roli, të gjithë kërkojnë që të gjejnë strehë te shkëlqimi verbues i arit.
Ari, po ashtu është ndër stolit më të preferuara të njeriut, në veçanti i adhuruar tejet shumë nga gjinia e bukur - zbukuruesi më i preferuar i qafës, dorës, gishtit. A mund të paramendohet një martesë pa prezencën e këtij metali të çmuar?! Edhe në manifestime të ndryshme, e në veçanti në sport, garuesi më i mirë përherë nderohet me medalje të artë. Edhe personalitetet më të famshëm botërore dekorohen me medalje të artë. Pra në planin material, ari merr formën e simboleve të ndryshme, por edhe në planin shpirtëror ari e ka po atë vlerë! Sa e sa herë kemi dëgjuar të vlerësohet mendimi i dikujt si i artë! Vepra e tij e artë... punë e artë... por edhe nderimi i një njeriu të dashur e të çmuar, të cilin, nga respekti që kultivojmë ndaj tij, i japim epitetin më të lartë, duke e konsideruar si - mikun/eshën e ARTË!
Edhe në figurat e pikturuara të shenjtorëve, gjegjësisht rreth kokës së tyre, gjithnjë shihet një aureolë i shkëlqyer, një kurora e ndritshme ngjyrë ari, simbolikë e amshueshmërisë.
Por të kalojmë tek praktikimi i këtij metali me kaq shumë vlera, në fushën e shëndetësisë. Sot shkenca ka arritur që arin ta kthej edhe në tableta, për trajtimin e sëmundjeve të artritit reumatik, si terapi për luftimin e qelizave kancerogjene, sëmundjes së AIDS-it etj. Hulumtimet dhe eksperimentimet e shumta kanë dëshmuar se strukturat e këtij elementi në mënyrë ideale i transportojnë nëpër trupin e njeriut lëndët (materiet) shëruese. Bile ari vlerësohet të jetë edhe si mjet shumë i përshtatshëm për transportimin e gjeneve deri në qelizat e njeriut. Athua është ky metal lënda e parë për "Gurin e dijes", i cili na udhëzon drejt "eliksirit të përjetësisë"? Alkimistët nuk patën sukses në zbulimin e tij, megjithatë rezultatet e sukseset e tyre në shumë fusha po i përjetojmë dhe shijojmë ne sot!
Me 21 korrik të vitit 1969, raketa "Saturn V" që po dërgonte për herë të parë njerëz drejt satelitit tonë - Hënës, startoi falë zbulimit të alkimistit arab, Abu Musa Dshabir ibn Hayyan. Ky alkimist që në shekullin e 8, të erës sonë, arriti të prodhoj për herë të parë acidin nitrik, acid i cili përjetoj një karrierë të jashtëzakonshme, dhe deri para pak vitesh ishte pjesë përbërëse e karburantit të raketave.
Shumë herët, para se rryma dhe poçet elektrike në dhomat tona ta transformonin natën në ditë, alkimisti Hennig Brand, në vitin 1669, duke kërkuar "Gurin e dijes", nga eksperimentet e bëra me urinë, zbuloi një lloj drite tjetër, dritën artificiale - fosforin, elementin e parë kimik të kohës së re. Më vonë u pa se kjo lëndë është më shumë se sa një burim drite për llamba nate. Me fosfor zhvillohen shumë më mirë dhe më shpejtë edhe bimët. Sot fosfori shërben si lëndë bazë për përfitimin e fosfateve , një përbërës elementarë i plehut kimik.
Në kërkim të një lëndë absolutisht të pastër, e perfeksionuan alkimistët artin e distilimit, dhe arritën të përfitojnë alkoolin e pastër. Ata zbuluan për herë të parë një substancë, me të cilën, përveç dezinfektimit, mund të tretej, pastrohej rrëshira, vaji dhe përbërës tjerë të kësaj natyre - asokohe shihej si mrekulli, ndërsa sot, gjë e rëndomtë por dhe e domosdoshme në përditshmëri.
Automobil pa bateri startuese (akumulator) - për kohën e sotme e pamundur! Por edhe bateri pa acid sulfurik, pothuajse e parealizueshme! Sot në botë prodhohen rreth 130 milion tonelata të këtij acidi. Me emrin Vitriol (lat. Vitrum - qelq) njihet që moti, dhe përmendet edhe ne shkrimet e alkimistit të njohur arab, Abu Musa Dshabir ibn Hayyan, që kishte zbuluar edhe acidin nitrik. Mënyra e prodhimit, përmendet edhe ne shkrimet e alkimistëve, Albertus Magnus (1200–1280) dhe Basilius Valentinus (1600). Mirëpo, kërkimet e para shkencore për këtë acid dhe përdorimi i tij për nevoja praktike u realizua nga farmacisti, kimisti dhe alkimisti i njohur gjerman, Johann Rudolph Glauber (1604 -1670). Glauber ishte edhe themeluesi i fabrikës së parë kimike në botë, dhe njeriu i parë që kiminë e bëri profesion jetësor.
As fishekzjarrët me ngjyra të lloj-llojshme që sot zbukurojnë qiellin në festa e manifestime të ndryshme, nuk do t'i kishim sot pa ndihmën e alkimistëve! Ky pluhur i zi (barut) u zbulua nga alkimistët kinez që në vitin 1044, por u perfeksionua përbërja e tij nga nitrat kaliumi, qymyri-druri dhe acidi sulfurik, nga alkimisti me pseudonimin Marcus Graecus. Meqë Kisha ndalonte veprimtarit alkimiste, shumë alkimist në atë kohë, veprat e tyre i shënonin me pseudonim. Edhe libri, "Liber ignum ad comburendos hostes" - Libri mbi zjarrin për t'i djegur armiqtë, u shkrua me pseudonimin e Marcus Graecus-it. Me recetat e tij, Marcus Graecus u bë edhe babai i këtij lloji eksplozivi. Tek më vonë, kur u zbulua dinamiti (në vitin 1886 nga kimisti suedez, Alfret Nobel, i njohur në të gjithë globin për fondacionin e "Çmimit Nobel") dhe TNT-ja (i zbuluar në vitin 1863 nga kimisti gjerman, Jospeh Wilbrand), ky pluhur i zi mbeti nën hijen e tyre.
Që në antik, alkimistët arritën të zbulojnë procesin e galvanizimit (veshjen e një sendi me një shtresë të hollë metali që nuk ndryshket). Sot, me këtë proces, shumë mjete të ndryshme dekorohen (shtresohen) në dukje të jashtme, që nga rubineti e deri tek bizhuteritë e lloj-llojshme. Procesi i galvanizimit në esencë, megjithatë, ka mbetur i njëjtë që nga antika.
Me gjithë sukseset e alkimistëve (në mesin e të cilëve kishte koka gjeniale) që, siç e kemi cekur edhe më lartë, konsiderohen hulumtuesit e parë në histori, e të cilët bënë shumë zbulime të rëndësishme të pranuara edhe nga shkenca bashkëkohore e që sot gjejnë zbatim praktik pothuajse në secilën fushë të jetës, duke filluar nga dekoret personale, kuzhinat, automjetet e deri tek industria e rënd, prapë se prapë, puna e tyre, veprat e tyre janë margjinalizuar dhe pak kush merr guximin të diskutoj për to, veçanërisht në rrethe intelektualësh - thjesht, nga frika se do të bëhet objekt përqeshjeje. Mirëpo, këta njerëz me bindje të njëanshme, që mendojnë se shkenca e kompjuterëve do t’i zgjidhë të gjitha dilemat tona, mashtrohen shumë keq! Shkenca nuk është shkop magjik! Shkenca është vazhdimësi m'u e këtyre traditave të vjetra hermetike. Ishin njohurit e kohërave të vjetra, arti i popujve antik, që gërshetonin në vete: misticizmin, filozofinë, religjionin etj., shkëndijat e para, flaka që mbajti pishtarin e ndezur, burimi i sukseseve të shumta me të cilat sot krenohet shkenca. Andaj, unë mendoj, se çdo hap i hedhur i shkencës drejt njohurive të reja në botën e madhërishme dhe plot sekrete të natyrës (që njeriut i janë të shpalosura vetëm pjesërisht), çdo zbulim që arrin ta bëjë ajo, në mos asgjë tjetër, së paku ta kthej kokën prapa dhe ta falënderoj burimin. Po e përfundoj këtë shkrim me një thënie të mrekullueshme të njeriut ton të madh, me trupi, mendje e shpirt, z. Daut Demaku: "KUR PI UJË, KUJTO BURIMIN!"

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi