Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

SEKRETI I PIRAMIDES

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1SEKRETI I PIRAMIDES Empty SEKRETI I PIRAMIDES Tue Feb 28, 2012 9:07 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Të gjithë kemi dëgjuar për piramidën e famshme të Keopsit, edhe pse deri sot dinim shumë pak gjëra për mënyrën se si u ndërtua kjo mrekulli, sidomos kur bëhet fjalë për vitet 2700-3100 para Krishtit. E dimë se është më e madhja nga tri piramidat kryesore në luginën e Gizës dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën.
Ajo u ndërtua nga Faraoni Keops, ka një lartësi prej 136,86 metra, ndërsa gjatësia e çdo brinje të bazës është rreth 227 m. Piramida e famshme përbëhet nga 2500000 blloqe me masë nga 2 deri në 5 tonë secila.
Pesha e saj mendohet se i afrohet 6000000 tonelatave, ndërsa blloqet formojnë 203 shkallë, me lartësi mesatare prej 1 metri.
Nga analizat e ndryshme që janë bërë, është përcaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug, ndërsa lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
Duke shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148208000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në kilometra nga Toka deri në Diell.
Por, siç e thamë më lart, pavarësisht gjërave që dimë me saktësi, ajo që nuk njohim është mënyra se si është ndërtuar.
Për këtë arsye, pyetja se si u realizua një strukturë kaq madhështore në një mënyrë kaq të saktë, me një teknologji primitive që bazohej vetëm te kavot dhe forca e krahut është tërësisht e drejtë.
Si u ndërtua dhoma e Faraonit me blloqe gjigante graniti, ku secila prej tyre peshon 60 tonë? Por, edhe pse me kalimin e viteve janë hedhur shumë hipoteza, asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar bindëse, ndoshta kjo edhe për faktin se egjiptianët nuk kanë lënë asnjë gjurmë për mënyrat që përdorën për ndërtimin e saj.
Megjithatë, sot arkitekti francez, Zhan-Pier Houdin, propozon një zgjidhje. Sipas tij, pjesa më e madhe e piramidës është ndërtuar nga brenda falë një skele në formë spiraleje deri në kulmin e strukturës së piramidës. Falë kësaj mënyre, ata arritën të ndërtonin edhe dhomën e Faraonit. Ja se si:

Modeli virtual

Fillimisht u ndërtua në kompjuter i gjithë "monumenti", ku përfshiheshin jo vetëm përmasat e tij gjeometrike, por edhe llojet e materialeve, madje dhe pesha e forca e njerëzve që punuan aty, duke krijuar kështu për herë të parë një imitim tredimensional të kantierit të vitit 2500 para Krishtit.
Fërkimi, rezistenca e kavove e litarëve të ndërtuar me materialet e asaj kohe, temperatura, çdo element u fut në llogaritjet e hartuesit.
Falë arkeologjisë dimë përmasat, materialet e përdorura, kohëzgjatjen e punimeve dhe numrin e punëtorëve (rreth 4-5 mijë të tillë).
"Hodui ka rindërtuar punën e bërë nga punëtorët në kompjuter sipas hipotezave, që në pjesën më të madhe njihen", shpjegon Alesandro Rokati, dekan i egjiptologjisë në Universitetin e Torinos në Itali.
Megjithatë, Houdin ka kërkuar të vërtetojë në kompjuter hipotezat e ndryshme rreth ndërtimit të saj. Sipas tij, e gjithë kjo "mrekulli" është ndërtuar në tri faza, ndërsa i gjithë ndërtimi ka zgjatur 21 vjet.

Tri fazat e famshme

E para nis nga viti 1-14, që korrespondon edhe me fillimin e punimeve. Duke shfrytëzuar edhe pjerrësinë natyrale të luginës së Gizës, fillimisht ndërtuan një skelë të jashtme me një pjerrësi rreth 7%, e mjaftueshme për ndërtimin e piramidës deri në lartësinë 43 metra. Kjo skelë bëri të mundur që të ndërtohej më shumë se 70% e gjithë piramidës.
Faza e dytë përkon me vitet 14-15, vite kur u ndërtua edhe dhoma e Faraonit. Për t‘u ndërtuar ishte e nevojshme që të përdoreshin blloqe graniti, pothuajse 10 herë më të rëndë se ato që janë përdorur për ndërtimin e piramidave.
Në të njëjtën kohë punohej edhe për ndërtimin e galerisë së madhe, që do të përdorej për të ndërtuar dhomën mortore të Faraonit mbi bazën e piramidës.
"Prej vitesh e dimë që galeria e madhe nuk mund të kishte vetëm një funksion dekorativ, edhe pse nuk është treguar kurrë përdorimi i saktë i saj", shpjegon Rokati.
Vitet 15-21: Skela e brendshme. Në këtë pikë piramida mund të dukej se ishte drejt përfundimit. Në katin që i korrespondonte me çatinë e dhomës së Faraonit, u bë i mundur ndërtimi i një skele të brendshme, që shkonte përgjatë mureve, deri në kulmin e piramidës.
Ajo ishte e hapur te këndet, gjë që lejonte rrotullimin e masave shkëmbore, që punëtorëve u duhej të transportonin deri në majë. Ajo mbahej nga pesë struktura graniti, që u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.
Ndërkaq, një tjetër skelë më e vogël i lejonte skuadrës që të punonte në çdo cep, të mos pengonte punën e punëtorëve të tjerë.
Një sistem perfekt që lejonte të punohej me siguri, por dhe në kushte të përshtatshme (edhe në hije), pasi temperaturat jashtë shkonin rreth 40 gradë.
Rrotullimi i blloqeve ishte i nevojshëm në çdo cep të piramidës dhe bëhej i mundur përmes një argani që kontrollohej nga një numër i vogël punëtorësh. "Edhe skela e brendshme është një hipotezë e besueshme, por për të qenë i sigurt duhen çmontuar piramidat", komenton Rokati.

Faza finale

Pjesa e majës përfaqëson ende një tjetër mister. Të gjithë mendojnë se është bërë e fundit, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu.
Madhësia e saj sa 6-7 blloqe betoni dhe forma e saj njësoj si ajo e një piramide në miniaturë, nuk lejonte që të manovroje lehtë.
Sipas Houdin, maja u vendos në qendër të kantierit, pas përfundimit të dhomës së Faraonit dhe u bë e mundur me sistemin e rrotullimit të kavove. Në praktikë, një grup i vogël punëtorësh i lidhte blloqet në cep me litarë dhe i rrotullonin.
Llogaritjet në kompjuter treguan se litarët në atë kohë ishin në gjendje të duronin rrotullimin e nevojshëm pa u këputur.
Sot, pamja e piramidave që ka humbur disa dhjetëra metra lartësi, për shkak të erozionit (në fillim ishte 146 metra e gjatë) është shumë ndryshe nga ajo që duhej të ishte në vitet e mbretërimit të Keopsit.
Nga brenda ajo ishte e veshur tërësisht nga blloqe gëlqerorë më të vegjël dhe të ngjashëm me ata që edhe sot shihen në majën e piramidave të Kefrenit, pak metra larg saj. Por ku përfunduan këto piramida?
Nuk janë prishur, por janë "pushtuar" për të realizuar ndërtime të tjera, fshatra dhe shtëpi. Edhe brenda piramidat janë plaçkitur.
Megjithatë, varret brenda tyre nuk janë dëmtuar. Një tjetër mister në lidhje me këto piramida është ai i ndërtimit të varreve, edhe pse në kohën e Herodotit të Hilakarnasit (482-425 para Krishtit) nuk flitej ende për to.
Pikërisht Herodoti, në një nga librat e tij të asaj kohe, përshkruan vetëm mënyrat dhe kohët e ndërtimit të piramidës së Keopsit.
Megjithatë, besueshmëria e pohimeve të tij është subjekt i shumë kritikave. Herodoti flet për përdorimin e një skele të madhe të jashtme, që, sipas llogaritjeve të bëra nga Houdin, duhet të ketë qenë e gjatë 3.3 kilometra për të pasur një pjerrësi të shfrytëzueshme në një largësi kaq të madhe.
Për më tepër, Herodoti tregon fakte që ka zbuluar nga vitet 449 deri në 430 para Krishtit, gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, kur mori lajmet nga një prift mbi ndërtimin e piramidës rreth 2 mijë vjet pas ngjarjes.

Asnjë gjurmë

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe mbi misterin e simbolit të Egjiptit i detyrohet mungesës së plotë të informacioneve historike mbi metodat e ndërtimit: dokumenti më i vjetër që flet për varrin e Keopsit është i ashtuquajtur "papirusi Westcar" (që e mori emrin nga një udhëtare angleze që e kishte blerë) në vitin 1600 para Krishtit, 900 vjet më parë se piramidat.
Pas Herodotit, të tjerë kanë folur për skelat e mëdha të piramidave, por, në fakt, asnjëri prej tyre nuk kishte mundur kurrë të eksperimentonte funksionin dhe mënyrën se si ishin ndërtuar.
Puna e Houdin, që pati edhe bekimin e egjiptianit të njohur Zahi Hawass, do të shpjegonte edhe enigmat e mbetura të pazgjidhura për shekuj.
Veçanërisht, ishte e çuditshme prania e kanaleve në "galerinë madhe", përveç mungesës së shkrimeve dhe dekoracioneve në mure: për shekuj ishte një mister i pazbuluar, pavarësisht dimensioneve të pashpjegueshme të korridoreve në brendësi të tij, që ishin të gjatë rreth dhjetë metra.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

»  SEKRETI I MADH I JETËS

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi