Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

KAFSHË QË NDIEJNË ERËN E VDEKJES

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1KAFSHË QË NDIEJNË ERËN E VDEKJES Empty KAFSHË QË NDIEJNË ERËN E VDEKJES Tue Feb 28, 2012 9:06 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Gërhitja e lamtumirës

Në fakt, Oskar duket se është në gjendje të parashikojë se kur po vdes një pacient. Nëse ulet në bisht mbi krevat, pranë një pacienti, tregon se ai do të vdesë të paktën për katër ditë. Ai ka sinjalizuar vdekjen e 25 pacientëve dhe tashmë infermierët kur e shikojnë të hyjë në një dhomë, thërrasin familjarët e pacientit.
"Për familjarët është një lehtësim të dinë se macja u bën shoqëri të dashurve të tyre në orët e fundit të jetës, por për të tjerët Oskar është një mallkim: nëse e largon nga një dhomë ku dëshiron të hyjë, ai insiston, çjerr me thonj portën, njësoj sikur kërkon të thotë që vdekja është afër dhe nuk mund të shmanget", pohon një nga mjekët e klinikës.
Lajmi ka bërë bujë, sepse maçokut i është kushtuar edhe një artikull nga revista prestigjoze shkencore, "New England Journal of Medicine". Pas këtij fenomeni, duket se ideja që macet dhe qentë, ose në përgjithësi kafshët, adoptohen për aftësitë e tyre "sensitive".
Për Rupert Sheldrake, biolog dhe studiues anglez, ka një shpjegim të vetëm për macet si Oskar që parandiejnë vdekjen, qentë që "ndiejnë" kur padroni i tyre po kthehet në shtëpi, apo ata që gjejnë rrugën për në shtëpi, sado larg të jetë ajo.
"Është një teori në të cilën fusha e energjisë bashkon të gjithë pjesëtarët e një grupi. Nëse një individ transferohet në një vend të largët, mbetet njëtrajtësisht i lidhur me grupin përmes kësaj fushe sociale", thotë Sheldrake.

Alfabeti kimik

Teoria nuk jep prova bindëse dhe nuk pranohet në fushën shkencore. "Nuk është e nevojshme të trazosh telepatinë për të shpjeguar sjelljen e maceve dhe qenve", pohon një etolog dhe president i një shoqërie për shkencat e sjelljes së aplikuar.
"Kafshët zotërojnë sense shumë të zhvilluara në krahasim me njerëzit dhe ajo çka arrijnë të bëjnë mund t'i duket magjike një profani, por për kafshët është normale".
Për shembull, macja ka një nuhatje pothuajse të barabartë me atë të qenit. Mjafton të thuash se hunda e njerëzve është e përbërë prej 5 milion qelizash nuhatëse, ndërsa ajo e maces ka 200 milion të tilla.
Sistemi i nuhatjes, i cili është zëvendësuar nga organi vomeronazale, vendoset sipër qiellzës, duke bërë në këtë mënyrë kapjen e sinjaleve kimike, feromoneve, që i kanë lëshuar macet e tjera në pak kilometra distancë, nëse janë feromone seksuale.
Janë substanca që nuk zhduken me lehtësi: nëse një mace trembet në shtëpi, i lë aty feromonet e saj. Që nga ai moment, duke kaluar po në të njëjtin vend në shtëpi, macja i ndjen feromonet dhe trembet çdo herë.

Aroma në shtëpi

Kjo analizë kimike e botës na tregon, si për qentë, ashtu edhe për macet, se si i përdorin aromat për t'u orientuar dhe gjetur rrugën për në shtëpi. "Një kafshë e përvetësuar sillet kot përreth, deri sa ndjen një shenjë nuhatjeje. Duke qenë se i ruan aromat në kujtesën e tij, kjo i nevojitet si hartë nuhatjeje, si një tregues gjeografik për të nisur udhëtimin e tij të gjatë.
Në kilometrat e fundit, kur arrin në territorin e dëshiruar, e njeh menjëherë sapo e sheh zonën dhe mundohet të kthehet në shtëpinë e tij", shpjegon një tjetër ekolog. "Acidi formik i shkarkon feromonet e tij në ajër.
Këto substanca sillen nga era në një distancë qindra metra, por edhe më shumë. Kur një mashkull i nuhat, fillon të sillet rreth e rrotull zonës derisa i nuhat sërish këto sinjale kimike dhe në këtë mënyrë mund t'i afrohet femrës.
Edhe maçokët apo qentë meshkuj fillojnë të sillen rreth zonës ku nuhasin në ajër molekulat e çliruara nga femrat. Substancat kimike mund të sinjalizojnë jo vetëm gadishmërinë seksuale, por edhe praninë e rreziqeve apo ushqimeve", thotë një studiues nga Universiteti i Harvardit.

Fushat magnetike

Problemi ndryshon kur flasim për pëllumbat dhe patat që arrijnë të udhëtojnë për mijëra kilometra dhe të gjejnë çerdhet e tyre me anë të magnoreceptorëve: ato perceptojnë fushën magnetike tokësore, siç bëjnë busullat dhe orientohen në bazë të diellit dhe yjeve.
"Ato shfrytëzojnë edhe infratingujt me frekuencë të ulët, që prodhohen nga vorbullat e ajrit të nxehtë, të cilat dalin nga toka. Përdorin rrymat ngjitëse për të fluturuar në një distancë të largët.
Gjithashtu, ato i përdorin këto rryma edhe si tip harte për të njohur territorin", thotë etologu. Infratingujt i ndihmojnë kafshët edhe për t'u treguar se kur ndodh një tërmet, tajfun apo përmbytje. Shpesh herë qentë, pulat, kuajt dhe kafshë të tjera i braktisin pyjet përpara se të ndodhte ndonjë katastrofë e provokuar nga njerëzit.
"Tërmetet dhe erozionet paraprihen nga një bombardim i infratingujve. Për njerëzit, këto tinguj nuk dëgjohen, por për kafshët janë shumë të bezdisshme. Pastaj, pulhina është një nga "kambanat" më të mira për paralajmërimin e tërmeteve.
Ajo ndjen infratingujt dhe i përdor për të komunikuar me të tjerat". Megjithatë, kafshët mbeten rojet e pazëvendësueshme të natyrës. Gjithashtu ato mund të jenë po kaq të rëndësishme edhe në fushën e mjekësisë.

Diagnozat e kafshëve

"Qeni është në gjendje të njohë me nuhatje praninë e një kanceri. Nëse stërvitet për ta prekur me putër kur ndien atë erë, është në gjendje të bëjë një diagnozë të parakohshme të melanomas (sëmundje lëkure). Ai njeh edhe kancerin e mushkërive, sepse prodhon një aromë që qeni e ndjen nga fryma e pacientit.
Nëse kjo praktikë do të merrte jetë, do t'u vinte në ndihmë të sëmurëve, duke evituar radiografitë e shpeshta". Një nga studimet e para të zoodiagnostikës zhvillohet duke përdorur në një laborator dy qenë portugezë, të cilët kanë ngjallur interesin e "American Cancer Society".
Qentë kanë arritur të dallojnë tumorin në mushkëri me një saktësi 99%. Edhe për kancerin e gjirit nuhatja e tyre ka pasur të drejtë në 88% të rasteve (përqindje shumë e afërt me atë të mamografisë). Në një kërkim tjetër, realizuar në spitalin "Amersham", në Britaninë e Madhe, qentë janë treguar të zotë në gjetjen e kancerit në prostatë, duke nuhatur urinën.
Për eksperimentin përfundimtar, i cili është dërguar edhe në "British Medical Journal", kërkuesit kanë vënë çdo qen përballë shtatë urinave të ndryshme, duke u kërkuar të gjejnë atë të pacientit të sëmurë me kancer.
Dyzet përqind e qenve është përgjigjur saktë: një vlerë mjaft e ulët në krahasim me kërkimin tjetër, por sidoqoftë superior pas asaj që është përftuar nëse rezultati nuk i detyrohej nuhatjes, por rastit. Gjithmonë falë nuhatjes së tyre të mrekullueshme, një qen, një mace, apo një lepur, janë një gjendje të ndiejnë krizat eliptike.
"Pacienti eliptik, përpara krizës ka një sekretim të madh të adrenalinës dhe shpërhapja është parashikuar nga receptorët nuhatës të kafshëve", pohon etologu. Edhe në këtë, nëse qeni mëson të japë një përgjigje të saktë kur nuhat këtë erë, mund ta ndihmojë pacientin eliptik të ulet përpara krizës.

Kimia e orëve të fundit

Me këtë mund të shpjegohen edhe dhuntitë profetike të Oskarit. "Mesa duket, një njeri në prag të vdekjes lëshon në ajër disa substanca kimike që maçoku i percepton", thotë një profesor i specializuar në degën e mjekësisë në universitetin "Brown".
Por nuk mund të përjashtohet se Oskar është edhe mendjemprehtë arrin të dallojë gjendjen e një pacienti fisnik që është në agoni. Në të kaluarën thuhej se kuajt dinin të lexonin mendimet e njerëzve, por në të vërtetë nuk kishin asgjë më shumë sesa një shpirt të madh vrojtimi.
"Për të zbuluar se si funksionojnë në të vërtetë gjërat, është i nevojshëm dokumentimi i lëvizjeve të Oskarit", thotë përgjegjësi i klinikës së kafshëve në shkollën veterinere në "Tufas University".
"Është e nevojshme të shohësh si ndahet koha mes të gjallëve dhe të vdekurve, nëse janë vetëm koincidenca apo jo". Në pritje për të zbuluar sekretet e tij, në klinikën "Providence" i kanë vendosur një pankartë falenderimi Oskarit për "kurat e tij dashamirëse".

Eksperimenti

Kur Pamela Smart mbaron punën, kthehet në shtëpinë e prindërve të saj për të marrë Jaytee, qenin e saj 5-vjeçar dhe çdo herë që Jaytee kupton se po vjen Pamela, fillon të ndiejë ankth.
Biologu Rupert Sheldrake ka kryer një sërë verifikimesh me qenin dhe ai mendon se ka gjetur një provë të komunikimit telepatik: "Nëse një qen i përgjigjet me 5 minuta vonesë ngjarjes që po ndodh, hipoteza telepatike duhet marrë parasysh, sidomos kur kafsha është e mbyllur në ndonjë vend dhe era është ndryshe, pra nëse kushtet nuk janë të favorshme në transmetimin e tingujve dhe erërave".
Psikologu Richard Wiseman u thirr për të verifikuar eksperimentet e Rupert Sheldrake, duke ndërruar oraret e hyrjes dhe gjysmën e orendive të makinës së padrones. "Përfundimi ishte se Jaytee qëndronte gjatë gjithë kohës në dritare, pothuajse gjatë gjithë ditës dhe filloi ta rrallonte këtë proces kur Pamela po kthehej në shtëpi". Frikë se mos nuk kthehet apo është vetëm ankth?

Të pandarë

Qenë të tjerë që duket sikur e dinë se kur padroni i tyre po kthehet në shtëpi, mesa duket e njohin sjelljen e njerëzve të tjerë në shtëpi.
Ata e ndiejnë momentin kur shtrohet tavolina, kur ndizen dritat në disa dhoma dhe janë të sigurt se më në fund padroni është kthyer në shtëpi. "Qeni është një kafshë sociale.
Kërkon gjithnjë praninë e njeriut dhe shqetësohet kur padroni i tij largohet. Kjo është arsyeja që mezi pret të kthehet në shtëpi padroni".

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi