Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Dëshira, kuptimi dhe lindja e saj.(1)

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Dëshira, kuptimi dhe lindja e saj.(1) Empty Dëshira, kuptimi dhe lindja e saj.(1) Tue Feb 28, 2012 1:28 am

TiMi

TiMi

Njeriu jeton në mënyrë të pandërprerë në projekte dëshirash mbi të cilat ka njohuri dhe është i ndërgjegjshëm se anon dhe vihet plotësisht drejt arritjes së tyre. Tërheqja pas dëshirës shkakton ndjenjën e nxitjes e të luhatshmërisë në vrapin pas kënaqjes së saj. Njeriu vuan nga frustracionet e veta që lindin nga etja për të arrijtur aty ku dëshirat plotësohen e njëherë të plotësuara lind nevoja për dëshira të tjera që ofrohen në hapësirën shpirtërore e fizike. Por, i nxënë në dëshirat e veta a thua din saktësisht se çka dëshiron dhe pse e dëshiron diçka. Shembuj të ndryshëm flasin se njeriu nuk ka vizion të saktë të asaj që dëshiron ose në plotësimin e saj, qëndron një dëshirë e mëshefur ose e mbuluar me një dëshirë tjetër të paqartë mirë. Syri i hedhur pas një veture çka mëshefë pas? Dëshira është të kihet veturë apo kësaj i bashkangjiten dëshirat për të treguar një madhëri ose aftësi e me të cilën duam të plotësojmë një dëshirë tjetër. Cili pra është objektivi i saktë i dëshirave; çka kërkon njeriu nëpërmes tyre dhe a janë realisht shiquar, pretekst koshient për të arritur një qëllim tjetër lidhur gjithashtu me një dëshirë të caktuar? Këtu rradhitet së pari nevoja, që është kaptinë kryesore në formimin e dëshirave por me këtë nuk merr fund trajtimi i tyre pasi se nevojat janë pjesë e pafund e kërkesave humane që kaplojnë sferën e pangopshme dhe të paharxhueshme të pretekstëve që shërbejnë për të kërkuar e arritur dëshirat që lindin në permanencë e që janë të pafundme. Qartë, nevojat janë në themel pjesë që nënkupton gjërat e patjetërshme të rrojës së qenieve të gjalla që përbëjnë në kuptimin e pashmangshëm, nevojën për frymëmarrje, pije, ngrënie, dhe gjum. Pas këtyre ngjallen nevojat specifike të cilat nuk rradhiten më sipas nevojave të patjetërshme biologjike dhe ritmit ciklik apo atij të përkohëshëm. Çdo paraqitje e një nevoje përkon me një mungesë dhe ngjallë reagimin përkatës tek qeniet e gjalla por me dallim të definuar në botën shtazore nga njëra palë dhe njeriu në anën tjetër. Përpos kësaj, njeriu disponon me aftësinë e zgjedhjes nëse mundësitë ia lejojnë; ai mund t’i lejë të biejnë poshtë ose t’i plotësoj më vonë që do të thotë se nevojat e në rastin tonë dëshirat e ndërlidhura me instinktin, njeriu mund ti anashkaloj për një kohë të caktuar e ata që nuk janë vitale mund t’i injoroj tërë jetës pasiqë është i aftë t’i dalloj dhe të zgjedh ata që don t’i plotësoj. Për më tepër, kafshët nuk ikin nga nevojat e tyre ; ata shkojnë drejtë plotësimit kurse njeriu është i pajisur me aftësi të zgjedh e që është akoma më e theksuar, ai ka aftësinë të përmbledh dëshira të tjera që nga momenti kur dëshiron plotësimin e njërës. Kau pin aq sa ka nevojë (ujë), pra shuan etjen dhe ndalet; njeriu i etur pin me qëllim të shuaj etjen por edhe abuzon se ka dëshirë të dehet ose të tregohet se mund të pij shum (alkohol). Njeriu pra është gjykatës dhe në çdo moment ai është i lirë e i aftë të vlerësoj se a do të plotësoj një nevojë – dëshirë dhe në çfarë mase por, nuk është gjithëmonë i ndërgjegjshëm se cila është dëshira e vërtetë. Ai dëshiron një vegël speciale, një veturë një veshje por cili është qëllimi i fundit që dëshiron. Është vetura apo pas saj mëshifet qëllimi për satisfakcion të dëshirave të tjera si për t’u treguar i pasur, i fortë, i madh, të themi me një fjalë «boss». Nga kjo nxjerrim konkluzionet se plotësimi i nevojave është ndjenjë e që lind nga aftësia për mbajtje gjallë dhe kjo koshiencë ndërlidhet drejtpërdrejt me kërkesat organike e biologjike që nuk mund të lihen anash për gjatë kohë ose definitivisht sepse kjo sjell vdekjen e pashmangshme. Nuk mundemi t'i eliminojmë nevojat apo në rastin tonë dëshirat që i kërkon egzistenca jetësore si që janë ushqimi, shuarja e etjes, pushimi/gjumi. Të gjitha mungesat e këtilla ngjallin reagim psikofizik që kërkon mbrojtjen e integritetit, rimëkëmbjen dhe qëndrimin në jetë. Kjo formë reagimi në të vërtetë është kërkesë e plotësimit të nevojave materiale që janë njëherit kënaqje fizike dhe egzistenciale por edhe shpirtërore të njeriut.
Me këtë nuk kemi përfunduar me nevojat si pretekst për të arrijtur dëshirat. Nëse gjer më tani u bë flajë për nevojat që janë kusht për të qëndruar i gjallë, tani kemi grupin më të gjërë të nevojave që janë kusht gjithashtu i pazëvendësueshëm për të mundur të garantohet egzistenca ose së paku një egzistencë normale e duhur për njeriun. Do të filloj nga nevoja për veshëmbathje e strehim. Mëtej rradhiten kushte të tjera që rriten sipas evoluimit të njeriut e që rrisin nevojën për ndihmë të tjetrit, nevojën për mësim e edukatë si dhe aftësime të tjera përcjellëse shoqërore që mundësojnë një jetë realisht korrekte. Mirëpo, këto nevoja primare si kushte jetese, janë të rrahura nga dëshirat e smadhuara se atyreve njeriu ia përputhë të tjera nevoja që i quan gjithashtu si kusht vital. Televizioni, telefoni i dorës e krejtë risitë tjera teknologjike janë nevoja të patjetërshme ose jo. Mëtej duhani, alkoholi, drogat e shpesh kafja e çaji janë nevoja vitale se pa to nuk mund të rin njeriu tek i cili ata janë bërë vartësi e pashmangshme e që në të vërtetë janë vetëm abuzim i nevoja të preorientura në dëshirë të tepruar që mandej bëhet vartësi e «pashmangshme». Tani pyetja vihet se ku fillon ndarja e nevojës esenciale nga dëshira. Ky kalim nga nevoja në dëshirë ka ose jo një pikë ndarëse apo ndryshe, ku fillon dëshira e ku mbaron nevoja.
Trupi njeriut funkcionon në mënyrë përsëritëse duke ndjekur orën biologjike dhe kështu formohet një cikël i rregullt ku paraqitet nevoja për pije, ngrënie, fletje, pushim si dhe nevojat e fituara që rrjedhin nga abuzimet e ndryshme si duhani, alkoholi e «shprehi» të tjera të cilat kanë kaluar në vartësi por që nuk janë të petjetërshme për jetën e njeriut. Duhani është shëndrar më parë në një vartësi të pakëndshme dhe të rrezikshme se sa në dëshirë e kënaqësi. Kjo ndodh me të gjitha produktet dehëse që konsumon njeriu dhe prandaj themi se kjo është nevojë e krijuar apo nevojë artificiale nga e cila duhet abstenuar vet ose me ndihmën e profesionistëve të lëmive përkatëse.
Në këtë grup hyjnë edhe vartësi dhe pasione të tjera të cilat kanë kaluar në «nevojë të patjetërshme» por që në të vërtetë nuk janë aspak kryciale për të mbajtur jetën. Blerja abuzive e veshmbathjes ose lojërave, vrapimiet e tepruara për ruajtjen e vijës, ndejat e stërgjata para TV si dhe para komjuterit pa ndonjë detyrë e interes profesional.
Tani mund të nxjerrim përfundimin se plotësimi i nevojave jetike janë dëshira që lindin nga kërkesat fizike për mbijetesë. Ata e mbajnë trupin të gjallë dhe me të drejtë Hegeli i dallon si «uni natyror» dhe dëshirat me tendenca për të kënaqur nevojat mentale që kalojnë në sferën e unit natyror dhe krijon një unë tjetër i cili më nuk kënaqet me një sheqerkë por kërkon edhe një embëlsirë më tepër; një karamelë, çokollatë. Pra ky unë, tani gjindet përpara mundësive të tjera të cilat i mungojnë e do të shofim në vazhdim, mungesa zakonisht lind dëshirën dhe kështu uni gjindet para një uni tjetër ndaj të cilit ka dëshirë të çfaqet dhe të pranohet në dimension tjetër të mirënjohur dhe të pranuar e të lakmueshëm. Pra dëshirat përforcojnë ndjenjën e unit dhe ata çojnë në kërkimin e një mirënjohjeje nga të tjerët që në vetvete është pozitive por në raste të «unit» të stërmadhuar, çojnë drejtë sjelljeve arrogante dhe dëshirave të sëmura për luks dhe ekstravagancë e pseudomadhëri, gjë që lidhet me shëndetin e dyshimtë mental të subjektit.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi