Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Trekendeshi i Bermudes.

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Trekendeshi i Bermudes. Empty Trekendeshi i Bermudes. Wed Feb 29, 2012 9:39 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Trekendeshi i Bermudes. Bermuda_triangle Trekendeshi i Bermudes. BermudatriangleTrekendeshi i Bermudes. BermudasTrekendeshi i Bermudes. LightninTrekendeshi i Bermudes. 250hurricane032Trekendeshi i Bermudes. Waterspout_noaa
Rasti i vetem i dokumentuar ne Trekendeshin e Bermudeve me nje avion me
pasagjere qe ka patur si te thuash humbje kohe, ose shtrembrim kohe ka
te beje me nje avion te linjes British Airways ne mes te viteve 70 i
cili mbasi u futen ne nje re mbi trekendeshin e Bermudeve, doli qe
andej 10 minuta me vonese. Te gjitha oret e dores te pasagjereve si dhe
ato te avionit , kur u zbrit ne aeroport tregonin nje humbje kohe prej
10 minutash.
Po te kishte nje rast te tille kur nje avion me
pasagjer do humbte dhe do rishfaqej perseri mbas 25 vjetesh, kjo do
kishte qene nje sencacion dhe do vazhdonte te flitej edhe sot e kesaj
dite.
Arsyeja pse e them kete ka te beje (pa u mburrur) me faktin
qe kam shume informacion per Trekendeshin e Bermudeve dhe u be nje kohe
pothuajse prej 10 vjetesh qe lexoj rregullisht mbi ate qe ndodh aty
madje kam marre pjese edhe ne 2 simpoziume te organizuara, nje ne Itali
ne mars te vitit 1993 dhe nje ne Canada ne tetor te vitit 2001.
Natyrisht thjesht si i apasionuar i fenomenit asgje me shume. Ketu po
ju shkruaj dicka mbi ate qe di si dhe disa nga teorite e shumta qe
ekzistojne mbi misterin e trekendeshit.
Termi trekendesh ka lindur
nga forma qe ka hapesira ku ndodhin fenomene te pashpjegueshme. Ne nje
linje te drejte nga Miami (Florida) ne Porto Rico dhe perseri nje
tjeter linje nga Porto Rico ne ishujt Bermude, linje qe me pas
rikthehet nga Bermudet ne Miami, te treja me nje gjatesi prej 1000
Miljesh seicila formohet ai qe eshte quajtur prej shume vitesh
Trekendeshi i Bermudeve.
I ashtuquajturi trekendesh eshte bere
objekt i nje sere shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve te mistershme
si dhe disa anomalive qe eshte pothuajse e pamundur te shpjegohen
shkenceritsht apo brenda koncepteve tona per fiziken, kimine dhe vete
kohen apo materien ne te. Rasti zyrtar qe e shnderroi trekendeshin ne
nje nga fenomenet me te mistershme dhe te frikshme te globit eshte ai i
vitit 1945 me te famshmen Skuadriljen e 19. Ne daten 5 dhjetor te vitit
1945, 5 bombardues te rende te tipit Avenger rreth mesdites nisen nga
baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, per nje fluturim stervitor.
Koha paraqitej mese e pershtatshme per nje fluturim te tille dhe
ekuipazhi pervec nje piloti te ri, ishte me eksperience te mjaftueshme
duke patur seicili te pakten 400 ore fluturimi. Mbas pothuajse 2 oresh
nga nisja e tyre, u kap nje mesazh qe mendohet se ka qene midis
komandantit te skuadriljes dhe njerit prej piloteve i cili i thoshte qe
kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndersa edhe
vete komunikimi midis tyre kishte nderhyrje te forta ne frekuence.
Mesazhe te shkeputura u vazhduan u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort
Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh te vogla
private te ndodhura ne afersi. Nga permbajtja e tyre kuptohet qe te
gjithe kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga nje
lloj nderhyrje e forte magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero.
Me pas sinjalet u nderprene dhe vetm heshtje. Nga Fort Lauderdale u
ngrit nje avion kerkimi dhe fill mbas tij nje tjeter ne nje distance
kohore te shkurter. Kur avioni i pare ju afrua trekendeshit dhe ui
zhduk ne nje re te bardhe (nga e cila nuk doli me kurre) ne kullen e
kontrollit u kap nje mesazh qe thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo
nuk eshte tokesore....
Mbas ketij mesazhi avioni i dyte i kerkimit u
kthye ndersa i pari u zhduk si te tjeret per te mos u gjetur me kurre.
Cdo perpjekje per te gjetur ndonje gjurme nga skuadrilja e avioneve
rezultoi e kote por fakti me trondites per kerkuesit ishte ai qe nuk u
gjet asnje gjurme e vetme vaji motorash gje qe ndodh rendom ne raste
rrezimesh ne det, ose ndonje nga objeket e vete avioneve ndonje xhakete
shpetimi ose gjera te tjera te kesaj natyre. Cdo gje dukej sikur ishte
perpire nga uji.
Arsyeja pse u zgjata me kete "aksident" ka te beje
me faktin qe prej asaj dite fama e trekendeshit mori perpjestime te
medha dhe njohu nje lloj zyrtarizimi ndonese nga organizma te caktuara
te qeverise amerikane, fenomeni kishte disa kohe qe po studiohej.
Qe
prej asaj dite numri i raportive per zhdukje anijesh dhe aeroplanesh si
dhe varkash te volga apo anijesh te medha eshte rritur ndjeshem. Nisur
dhe nga kurajo e njerezve per te folur dhe me ne fund thyerja e
heshtjes prej disa nga deshmitareve qe kane perjetuar situata te
ndryshme brenda trekendeshit, lista e zhdukjeve fatkeqesisht eshte
pasuruar ndjeshem. Studiues te ndryshem te te gjitha fushave,
fizikante, kimiste, oqeanologe, gjeologe, arkeologe etj i kane kushtuar
jeten dhe pasionin e tyre studimit te ketij fenomeni dhe sot e kesaj
dite ndonese kane dale shume teori per ate qe mund te ndodhi ne
trekendesh, asnjera prej tyre nuk mund te quhet e provuar teresisht.
Nje prej tyre nga me prestigjiozet Carls Berlitz (seminarin e te cilit
pata fatin ta degjoja ne Itali ne mars te vitit 1993) i cili eshte
autor i shume librave per kete fenomen (njeri prej tyre i perkthyer
edhe ne shqip Pa Lene Gjurme) ka mbledhur informacionin me te madh qe
ekziston per trekendeshin duke e koordinuar punen e tij dhe me te
famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo Stanton Friedman dhe Allen Hynek si
dhe me studiues te tjere te fushave te materies dhe fenomenve natyrale.

Ne nje pamje te pergjithshme per ate qe ndodh ne trekendesh ata
kane dale me nje teori qe deri tani eshte nga me te qendrueshmet. Ana
me pozitive e ketij studiuesi, ne ndryshim me shume te tjere eshte qe
ai merr ne konsiderate cdo lloj teorie te paraqitur nga shkenctare te
ndryshem madje i perfshin ato ne referimet e tij ne te gjithe auditoret
e botes.
Me pak fjale gjeja me e zakonshme qe verehet ne Trekendesh
nga anijet dhe sidomos nga avionet eshte ndryshimi i papritur i kohes.
Nga nje pamje e qarte dhe nje qiell blu, papritur cdo gje shnderrohet
ne nje mjegull te dendur ne nje te ashtuquajtur White Out qe nga
pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin ne kuptimin e
orientimit, pra mjegulla eshte kaq e denduar sa nuk arrin te shquash ku
mbaron ajri dhe fillon uji. Kesaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plote
i instrumentave magnetike si rezultat i nderhyrjeve shume te forta qe
shmangin cdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plote e
komunikimit si rezultat i daljes jashte perdorimit te aparaturave. Nje
gje tjeter qe deshmohet rendom eshte dalja papritur e disa reve ne
forme konike dhe ne momentin kur pilotet jane futur brenda tyre, eshte
deshmuar qe per disa caste kane provuar nje lloj ndjesie sikur kane
humbur gravitetin. Nga disa pilote te forcave ajrore amerikane gjate
nje stervitje ne kohen e krizes se raketave ose sic njihet nga te
gjithe si konflikti kuban, eshte deshmuar qe jane "kapur" nga nje re e
tille dhe ajo qe kane perjetuar eshte sa e mrekullueshme aq dhe
misterioze dhe e frikshme. Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne re,
humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojne te
keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shume ishte humbja e gravitetit
si dhe pamja qe kishin para syve. Ne momentin qe u futen ne re e cila
nga larg dukej e nje permase te vogel, qielli ishte i paster dhe shume
i qarte. Ndersa ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk kishte te
mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte forme duke u rrotulluar brenda vetes
me shpejtesi. Nga te gjithe pilotet pamja e brendeshme e rese
pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe zgjatohej ne formen e
tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po nje pamje shume e vecante
per pilotet qe e njihnin mire ate zone te bregdetit. Ne momentin qe
skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon
funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithe avionet
kishin pershkuar nje distance prej me shume se 1500 miljes ne nje hark
kohor prej 15 minutash. Gje e pamundur per teknologjine tone pa harruar
qe edhe sasia e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht perdoret
per nje fluturim rreth 100 mile. Per te mos harruar qe grupi i piloteve
e pa veten e tyre shume shume largt destinacionit dhe per kete arsye
ata nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjate kohes qe ishin brenda
rese. Natyrisht kjo deshmi eshte e atyre fatlumeve qe i kane perjetuar
gjera te tilla brenda Trekendeshit dhe kane dale gjalle prej tij por
shume te tjere jane zhdukur pa lene gjurme.
Te kthehemi tek Berlitz
dhe tek teorite e tij. Ai mbeshtet fort teorine qe ne zonen e
trekendeshit ka nje shmangie te forte magnetike qe krijon nje lloj
deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona per
dimensionin dhe njohurite qe kemi per ekzistencen e vetem 3 prej tyre).
Nje lloj force e pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e
cila shpesh here shperthen duke thithur anije, aeroplane dhe njerez per
te mos i kthyer me kurre. Nese keta fatkeq ne nje menyre ose tjetren
perfundojne ne nje dimension tjeter apo ne nje bote me te mire, atehere
le ti urojme qe te kthehen nje dite dhe te na tregojne per ato qe kane
pare. Eshte marre shume ne konsiderate edhe teoria e ekzistences ne
trekendesh te nje lloj StarGate, ose nje lloj porte per te kontaktuar
bote te tjera. Nga te gjithe njihet teoria e famshme e kontiniumit
hapesire-kohe por brenda trekendeshit kjo duket sikur nuk para
perfillet. Me pak fjale disa nga ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk
perfillen. Shume anije kane humbje ne kohe, disa prej tyre pershkojne
distanca qe nuk i justifikon as koha e shpnezuar, as karburanti dhe as
teknologjia tokesore. Shume prej tyre deshmojne per nje beteje te
vertete magnetike brenda Trekendeshit te Bermudeve qe shoqerohet me
shperthime te forta elektrike, eren e squfurit qe eshte e zakonshme
gjate shperthimit te rrufeve si dhe pranine e mjeteve te panjohura nga
teknologjia jone UFO dhe USO (Unidentifying Sea Object). Per nje stuhi
te tille magnetike ka deshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit ne
nje nga udhetimet e tij brenda trekendeshit ku gjate nje stuhie
magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija te ngarkuara me ar dhe me sende
te tjera te vyera. Shume here jane deshmuar pamje te ufove ne kete zone
sidomos gjate stuhive te tilla magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe
zhyten me shpejtesi te ma imagjinueshme nen siperfaqen e oqeanit pa
bere piken me te vogel te zhurmes dhe pa lene asnje gjurme ne uje. Nje
fenomen i tille eshte pare me shume ne Detin e Sargaseve, pjesa veri
lindore e trekendeshit aty ku dhe aktiviteti magnetik eshte me i madhi.
Disa studiues e lidhin veprimtarine e madhe magnetike ne kete zone si
rezultat i efektit qe krijohet nga sistemi i propulsionit qe perdoret
nga UFO dhe duke qene se pamja e tyre brenda trekendeshit deshmohet
pothuajse nga te gjithe, kjo teori mbeshtetet si nga me te fortat per
fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe
crregullimi teresor i te gjitha aparaturave eshte gjithmone i
pranishem.
Disa studiues mbeshtetin teorine e ekzistences se
Atlantides ne zonen e trekendeshit. Te gjithe kemi degjuar per
kontinentin e humbur (do bej nje shkrim me vone per kete gje) por edhe
kjo teori eshte e lidhur me nje aktivitet jashtetokesor pasi mendohet
qe nese kontinenti i fundosur eshte brenda trekendeshit atehere ai ne
nje menyre ose tjetren ka lidhje me nje teknologji te panjohur nga
shkenca jone dhe qe smund te shpjegohet tjeter vecse me nje prani
aliene.
Te shkruash per Trekendeshin e Bermudes natyrisht do
duheshin mijera faqe per te thene cdo gje qe dihet apo supozohet. Ajo
qe ka me shume rendesi eshte qe cdo gje deri me sot nuk mund te
provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin akoma nuk mund te kuptohen
nga shkenca jone dhe sidomos nga botekuptimi jone per dimensionet dhe
perkuljet e kohes. Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga nje grup shume
brilliant shkenctaresh eshte ekzistenca e tuneleve ne hapesire qe
mundesojne shkurtimin e distancave midis planeteve, sistemeve diellore
dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe ndodhin eshte nje prove
per kete teori. Plus teoria tjeter per ekzistencen e nje dimensioni te
katert te cilin ne akoma nuk mund ta emerojme sepse koncepti jon eshte
vetem 3 dimensional. Pra lartesi, gjeresi dhe gjatesi. Cdo gje tjeter
jashte ketij trinomi akoma nuk te perceptohet nga te gjithe sepse eshte
jashte botekuptimit tone per ambjentin qe na rrethon.
Sic e thashe
me siper qeveria amerikane (e shquar per fshehje informacioni apo per
tendence keqinformimi) e ka anashkaluar te pakten zyrtarisht ate qe
ndodh ne trekendesh por nga ana tjeter ka filluar prej shume kohesh te
studioje fenomenin, majde shume me perpara sec mund te mendohet.
Rasti
me tipik eshte ai i te ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bere
ne vitin 1943. Nepermjet krijimit te nje rryme te forte magnetike u
arrit transportimi brenda casteve i nje destrojeri te marines amerikane
nga Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.
Anija USS
Eldridge me nje ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua
brenda disa casteve ne nje distance qe do ti duheshin ore te tera
navigimi. Fatkeqesisht eksperimenti pati pasoja shume te renda per
ekuipazhin te cilet gjate teletransportimit u kthyen ne nje gjendje
transparente dhe te temerruash shikonin gjymtyret dhe pjeset e tjera te
trupit te beheshin te padukshme. Shume prej tyre paten probleme
mendore, disa vdiqen nga shkaqe te panjohura dhe disa u mbyllen neper
institucione speciale dhe kur dolen prej andej, askush nuk deshironte
me te fliste per ate qe kishte ndodhur. Cdo gje u mbulua nga heshtja
dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka nderprere kete
eksperiment.
Per te mbyllur kete shkrim dua te shtoj nje tjeter fakt
shume te cuditshem. Ne te njejten forme dhe ne te njejten zone, vetem
se ne anen tjeter te globit tokesor ekziston nje tjeter trekendesh ne
detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit. Cdo gje ketu ndodh ne
te njejten menyre si ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te
jete i njejte perfshi zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas nje studimi
te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat perputhen plotesisht vetem
se ne ane te kunderta te globit.

ky shkrim u huazua nga libri ''PA LËNË GJURMË'' nga Çarls Beslitz


Ndermjet 1945 e 1975 ,37 avione,50 anije jane zhdukur pa lene gjurme ,e asnje shenje apo trupa nuk jane gjetur...viktimt skane derguar as me te voglin S.O.S perkundrazi gjithcka ecte normalisht.
Vendi i humbjes, zona e perëndimit, trekëndëshi i djallit. Sipërfaqja e gjere e kufizuar nga tre brinje ne Oqeanin Atlantik, me tre kulmet ne Bermuda, Porto Riko dhe Fort Lauderale te Floridas, nuk i kishte këta emra para vitit 1964, por raportime për dukuri te çuditshme dhe zhdukje mjetesh lundruese ne këtë vend ka patur qysh para disa shekuj me pare. Thuhet se dhe vete Kristofor Kolombi është habitur nga fenomene te pazakonta ne këtë hapësire detare.Kur anijet me emra Nina, Pinta dhe Santa Maria kaluan pranë kësaj hapësire ne vitin 1492, thuhet se busulla e kulombit u çorientua dhe ai se bashku me marinarët vunë re drita jo normale ne qiell. Janë përpjekur t’u japin një shpjegim normal dukurive. Busulla mund te këtë lëvizur për shkak te shmangies mes veriut te vërtet dhe veriut magnetik ndërsa drita e zjarrte qe është pare nga Kolombi ne qiell dhe qe u rrezua ne det mund te ketë qene ndonjë meteor. Por kolombi shkroi ne ditar se pa drita te tjera te tilla me 11 tetor te atij viti, një dite para se te zbriste ne breg. Ai pa disa drita qe u ngjanin vetëtimave, ndërkohë qe qielli ishte pa re dhe moti i thate. Një tjetër ngjarje historike qe ka ndodhur ne trekëndëshin e Bermudës është ajo mbi anijen Mari Çeleste. Anija u gjet e braktisur ne det te hapur me 1892, rreth 400 milje larg kursit te saj te nga Nju-Jorku drejt Xhenovas se Italisë. Ne bord nuk u gjet asnjë shenje e pasagjereve apo ekuipazhit ose ndonjë e dhëne qe te tregonte se çfarë kishte ndodhur atyre. Legjenda e Trekëndëshit te Bermudës filloi realisht me 5 dhjetor 1945 me zhdukjen e famshme te një skuadre avionësh te fluturimit 19. Pesë avionë bombardues amerikan u zhduken ne mënyrë te mistershme gjate një stërvitjeje rutine. Edhe avioni qe u dërgua për te gjetur te mëparshmit u zhduk pa lënë asnjë gjurme ne te njëjtin vend asnjë sinjal apo gjurme edhe për 27 njerëzit qe kishin gjashte avionët ne bordet e tyre.

Edhe kjo ngjarje u mundua te shpjegohej nëpërmjet metodës “nuk ka asgjë te jashtëzakonshme”. Pilotet e pare ishin te pa stërvitur mire, përveç kryesuesit te grupit, leitnant Çarls Tejlor, i cili atë ndoshta nuk ndihej mire dhe kishte dashur qe atë dite te mos te fluturonte. Pasi u ngritën ne ajër, Tejlor dhe “nxënësi” e tij konstatuan se aparaturat dhe busullat nuk punonin mire. Tejlor vendosi qe fluturimi te vazhdonte duke u mbështetur te shenjat e terrenit, pasi ai ishte me përvoje dhe i njihte mire te gjithë ishujt e zonës. Nuk kishte arsye për tu shqetësuar. Por pamja nuk mund t’i ndihmonte me pilotet pasi një stuhi me mjegull e re mbuloi gjithçka. Ata e humben orientimin. Por ata ende kishin kontakt me radio me bazën e tyre ne Fort Lauderdale, edhe pse ndonjëherë me ndërprerje për shkak te stuhisë. Sot ende besohet se nëse Tejlor do te kishte kaluar ne kanalin e emergjencës dhe te kërkonte ndihme menjëherë, asgjë nuk do te kishte ndodhur. Ai mendoi se ishin mbi gjirin e Meksikos dhe i urdhëroi skuadriljes rrugën e kthimit për ne bazën e tyre. Drejtimi qe përcaktoi ai ishte i gabuar dhe avionët u gjenden mbi oqean, duke ecur ne drejtim te kundërt me bregun. Qe prej atyre çasteve, nuk u dëgjua me asgjë për te humburit dhe asgjë nuk është zbuluar ende mbi ta. Shpjegimi i vetëm i mundshëm “normal” është se avionët kane rene ne thellësi te oqeanit, jo afër brigjeve te kontinentit, por diku ku thellësia e tij është disa qindra metra. Thellësia me e madhe e Oqeanit Atlantik është rreth 10 mije metra dhe ndodhet pranë Porto Rikos.
Por duke i marre se bashku te gjitha ato ngjarje qe çuan ne zhdukjen e avionëve dhe njerëzve, pra mosfunksionimi i aparaturave dhe busullës, nisja e stuhisë, ndërprerja e kontaktit me radio, shpjegimet normale duket se zhvendosen për t’ia lënë vendin një tjetër shpjegimi, misterit. She ky lidhet me fushat e çuditshme magnetike deformimi e rrjedhës se kohës, Atlantidën e zhdukur pranin e jashtetokesorve (alieneve), e te tjera gjera te kësaj natyre. Edhe një raport zyrtare i Marinës thotë se avionët u zhduken sikur te kishin fluturuar drejt Marsit.Rreth 200 incidente dhe ndodhi te tilla janë regjistruar ne këtë zone, e cila u pagëzua me emrin Trekëndëshi i Bermudës ne vitin 1964 nga shkrimtari V. Gadis ne një shkrim te tijin ne revistën “Argosy”. Interesi për dukuritë u rrit ne vitin 1974 kur Çarls Berlic shkroi librin “Trekëndëshi i Bermudës”, ne te cilin kishte mbledhur te gjitha ngjarjet e regjistruara deri atëherë, si dhe jepte shpjegime duke prirur nga ana misterioze e çështjes.Ne fakt ka dy pengesa te mëdha për t’i marre seriozisht tregimet mbi trekëndëshin e Bermudës. E para është se shumica e atyre qe kane ndodhur mund te shpjegohen ne mënyra racionale. E dyta është se një pjese e mire e këtyre “zhdukjeve” nuk kane ndodhur brenda trekëndëshit te Bermudës, por edhe jashtë brinjëve te tij, madje ndonjëherë edhe larg, por qe me pas historitë janë zhvendosur, me apo pa qellim, brenda trekëndëshit.

Nje vend shume misterioz kote nuk quhet edhe trekendeshi i djallit.

BBC vë nën shenjestër filmat aventuresk, të cilët u kanë përcjellë ekranit të vogël dhe atij të madh frikën, misterin dhe kanë krijuar kështu mite që ndoshta nuk ekzistojnë.

Për vite me radhë ato kanë mbuluar me një vello misteri dhe tmerri Trekëndëshin e famshëm të Bermudës, duke krijuar kështu breza të tërë të apasionuarish.

Njerëzit duan të dinë më shumë, shkrimtarët duan të shkruajnë për të ndoshta, duke luajtuar pak me fantazinë dhe duke zmadhuar më tej mitin, shkencëtarët duan të jenë të parët të zbardhin misterin e madh, duke ngritur hipoteza në ajër.

Nuk ka më histori rreth avionëve që humbasin papritmas të gjitha gjurmët e tyre ose anije të shumta që zhduken nga çfarëdolloj radari. Misteri i trekendëshit, në kulmet e të cilit gjenden brigjet e Floridas, ?shulli i Porto Rikos dhe arkipelagu i Bermudës duket se është i destinuar për të humbur efektivitetin e tij. Me pak fjalë, Trekëndëshi i Bermudës që sot mund t'i frikësojë më pak njerëzit.

MISTERI U ZBARDH - Në përgatitjen e një serie të re radiofonike për një përçues britanik, janë gjetur disa prova të forta, të cilat mund të japin një shpjegim racional për zhdukjen e dy avionëve tregtare rreth fundit të viteve '40.

Me të gjithë propabilitetin, në një rast është folur se zhdukja ka ndodhur për shkak të mbarimit të paparashikuar të karburantit, ndërsa zhdukja e dytë ka ndodhur për shkak të një defekti teknik, që kishte aeroplani në arkitekturën mjaft të varfër të tij. Rreth gjashtëdhjetë vjet më parë, ishin hapat e parë të fluturimeve tregtare nga Londra për në Bermudë dhe normalisht nuk kishin informacione rreth asnjë rreziku.

Domosdoshmëria e një uljeje në Azzorre për t'u rifurnizuar me karburant para se të nisej përsëri për dy miljet e fundit të udhëtimit, duke mos harruar se në atë kohë kjo përfaqësonte fluturimin e pasagjerëve pa asnjë ndalesë më të gjatë në botë, e ka bërë avionin të arrijë limitin e tij të potencialit.

OBJEKTET E RIGJETURA - Më 30 Janar 1948 një Avro Tudor IV i British South American Airways - një avion ushtarak i konvertuar për shërbim ajror për shkak të masave të sigurisë së tij, u zhduk misteriozisht pa lënë asnjë gjurmë. Dhe humbën jo vetëm gjurmët e tij, por edhe gjurmët e 30 personave në bord.

Investigimet zyrtare arritën në përfundimin se ajo çfarë kishte ndodhur ishte e shkruar që të mbetej një mister i pazgjidhshëm. Në të vërtetë, sipas ekspertëve të BBC-së, ekzistojnë disa prova të ndryshme që tregojnë se avioni kishte probleme teknike dhe atmosferike që kanë shkaktuar jo vetëm probleme, por edhe zhdukjen e tij edhe para se të arrinte në Azzorre.

Fluturimi në fakt duket se është pilotuar me vështirësi të mëdha deri në dymijë këmbë lartësi, duke çuar kështu në një harxhim tejmase më të madh karburanti, mungesa e oaoritur e të cilit është prova më e fortë për një ndalesë të papritur në ajër.

Edhe për sa i përket zhdukjes së dytë, rreth një vit më pas, avioni protagonist ishte një Avro Tudor IV. Sërisht asnjë gjurmë të trupave apo mbetjeve të avionit.

Këtë herë, nuk ka asnjë dyshim se fluturimi është mbajtur në tetëmbëdhjetë mijë këmbë lartësi në një kohë me qiell të hapur: në këtë mënyrë përjashtohen problemet e mundshme të mungesës së karburantit. Sipas atyre që kanë vëzhguar me imtësi dokumentet e investigimit, problemi në këtë rast ka qenë i natyrës tërësisht teknike.

Në veçanti, thuhet se ka ndodhur një shpërthim i papritur për shkak të një rrjedhje avulli hidraulik, e cila ka ardhur në kontakt me sistemin e ngrohjes. Një hipotezë e mundshme përderisa në atë kohë teknikat e sigurisë ishin pak a shumë të vakëta dhe një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur mungesa e sitemeve antizjarr automatike.

MISTERI NË TRYEZË - Në të dy rastet nuk bëhet fjalë pra për hipoteza më shumë fantazie seç duhet. Nuk bëhet fjalë për njerëz që kanë udhëtuar para apo prapa në kohë, as për forca aliene që tërheqin çdo gjë për ta transportuar në planete të tjera as për universe paralele. Një investigim i imtësishëm dhe shkencor mund të kishte arritur pa problem në të njëjtin konkluzion me BBC-në.

Megjithatë, nuk është e vështirë të imagjinosh se studiuesit, shkrimtarët dhe shkencëtarët e ndryshëm që kanë dashur të hedhin dritë mbi misterin famëmadh, janë kushtëzuar së tepërmi nga miti i zhdukjeve, i kanë anashkaluar faktet evidente dhe janë magjepsur nga shkaktarët e jashtëm.

Në këtë mënyrë nuk kanë bërë gjë tjetër përveç se i kanë shtuar një fije misteri më shumë Trekëndëshit të famshëm dhe të tmerrshëm.

I ashtuquajturi trekendesh eshte bere objekt i nje sere shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve te mistershme si dhe disa anomalive qe eshte pothuajse e pamundur te shpjegohen shkenceritsht apo brenda koncepteve tona per fiziken, kimine dhe vete kohen apo materien ne te.

Rasti zyrtar qe e shnderroi trekendeshin ne nje nga fenomenet me te mistershme dhe te frikshme te globit eshte ai i vitit 1945 me te famshmen Skuadriljen e 19. Ne daten 5 dhjetor te vitit 1945, 5 bombardues te rende te tipit Avenger rreth mesdites nisen nga baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, per nje fluturim stervitor. Koha paraqitej mese e pershtatshme per nje fluturim te tille dhe ekuipazhi pervec nje piloti te ri, ishte me eksperience te mjaftueshme duke patur seicili te pakten 400 ore fluturimi.

Mbas pothuajse 2 oresh nga nisja e tyre, u kap nje mesazh qe mendohet se ka qene midis komandantit te skuadriljes dhe njerit prej piloteve i cili i thoshte qe kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndersa edhe vete komunikimi midis tyre kishte nderhyrje te forta ne frekuence. Mesazhe te shkeputura u vazhduan u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh te vogla private te ndodhura ne afersi.

Nga permbajtja e tyre kuptohet qe te gjithe kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga nje lloj nderhyrje e forte magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero. Me pas sinjalet u nderprene dhe vetm heshtje. Nga Fort Lauderdale u ngrit nje avion kerkimi dhe fill mbas tij nje tjeter ne nje distance kohore te shkurter.

Kur avioni i pare ju afrua trekendeshit dhe ai zhduk ne nje re te bardhe (nga e cila nuk doli me kurre) ne kullen e kontrollit u kap nje mesazh qe thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo nuk eshte tokesore….

Mbas ketij mesazhi avioni i dyte i kerkimit u kthye ndersa i pari u zhduk si te tjeret per te mos u gjetur me kurre. Cdo perpjekje per te gjetur ndonje gjurme nga skuadrilja e avioneve rezultoi e kote por fakti me trondites per kerkuesit ishte ai qe nuk u gjet asnje gjurme e vetme vaji motorash gje qe ndodh rendom ne raste rrezimesh ne det, ose ndonje nga objeket e vete avioneve ndonje xhakete shpetimi ose gjera te tjera te kesaj natyre.

Cdo gje dukej sikur ishte perpire nga uji.

Arsyeja pse u zgjata me kete “aksident” ka te beje me faktin qe prej asaj dite fama e trekendeshit mori perpjestime te medha dhe njohu nje lloj zyrtarizimi ndonese nga organizma te caktuara te qeverise amerikane, fenomeni kishte disa kohe qe po studiohej.

Qe prej asaj dite numri i raportive per zhdukje anijesh dhe aeroplanesh si dhe varkash te volga apo anijesh te medha eshte rritur ndjeshem. Nisur dhe nga kurajo e njerezve per te folur dhe me ne fund thyerja e heshtjes prej disa nga deshmitareve qe kane perjetuar situata te ndryshme brenda trekendeshit, lista e zhdukjeve fatkeqesisht eshte pasuruar ndjeshem.

Studiues te ndryshem te te gjitha fushave, fizikante, kimiste, oqeanologe, gjeologe, arkeologe etj i kane kushtuar jeten dhe pasionin e tyre studimit te ketij fenomeni dhe sot e kesaj dite ndonese kane dale shume teori per ate qe mund te ndodhi ne trekendesh, asnjera prej tyre nuk mund te quhet e provuar teresisht.

Nje prej tyre nga me prestigjiozet Carls Berlitz (seminarin e te cilit pata fatin ta degjoja ne Itali ne mars te vitit 1993) i cili eshte autor i shume librave per kete fenomen (njeri prej tyre i perkthyer edhe ne shqip Pa Lene Gjurme) ka mbledhur informacionin me te madh qe ekziston per trekendeshin duke e koordinuar punen e tij dhe me te famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo Stanton Friedman dhe Allen Hynek si dhe me studiues te tjere te fushave te materies dhe fenomenve natyrale.

Ne nje pamje te pergjithshme per ate qe ndodh ne trekendesh ata kane dale me nje teori qe deri tani eshte nga me te qendrueshmet. Ana me pozitive e ketij studiuesi, ne ndryshim me shume te tjere eshte qe ai merr ne konsiderate cdo lloj teorie te paraqitur nga shkenctare te ndryshem madje i perfshin ato ne referimet e tij ne te gjithe auditoret e botes.

Me pak fjale gjeja me e zakonshme qe verehet ne Trekendesh nga anijet dhe sidomos nga avionet eshte ndryshimi i papritur i kohes. Nga nje pamje e qarte dhe nje qiell blu, papritur cdo gje shnderrohet ne nje mjegull te dendur ne nje te ashtuquajtur White Out qe nga pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin ne kuptimin e orientimit, pra mjegulla eshte kaq e denduar sa nuk arrin te shquash ku mbaron ajri dhe fillon uji.

Kesaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plote i instrumentave magnetike si rezultat i nderhyrjeve shume te forta qe shmangin cdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plote e komunikimit si rezultat i daljes jashte perdorimit te aparaturave. Nje gje tjeter qe deshmohet rendom eshte dalja papritur e disa reve ne forme konike dhe ne momentin kur pilotet jane futur brenda tyre, eshte deshmuar qe per disa caste kane provuar nje lloj ndjesie sikur kane humbur gravitetin.

Nga disa pilote te forcave ajrore amerikane gjate nje stervitje ne kohen e krizes se raketave ose sic njihet nga te gjithe si konflikti kuban, eshte deshmuar qe jane “kapur” nga nje re e tille dhe ajo qe kane perjetuar eshte sa e mrekullueshme aq dhe misterioze dhe e frikshme.

Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne re, humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojne te keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shume ishte humbja e gravitetit si dhe pamja qe kishin para syve. Ne momentin qe u futen ne re e cila nga larg dukej e nje permase te vogel, qielli ishte i paster dhe shume i qarte. Ndersa ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk kishte te mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte forme duke u rrotulluar brenda vetes me shpejtesi.

Nga te gjithe pilotet pamja e brendeshme e rese pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe zgjatohej ne formen e tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po nje pamje shume e vecante per pilotet qe e njihnin mire ate zone te bregdetit. Ne momentin qe skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithe avionet kishin pershkuar nje distance prej me shume se 1500 miljes ne nje hark kohor prej 15 minutash.

Gje e pamundur per teknologjine tone pa harruar qe edhe sasia e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht perdoret per nje fluturim rreth 100 mile. Per te mos harruar qe grupi i piloteve e pa veten e tyre shume shume largt destinacionit dhe per kete arsye ata nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjate kohes qe ishin brenda rese. Natyrisht kjo deshmi eshte e atyre fatlumeve qe i kane perjetuar gjera te tilla brenda Trekendeshit dhe kane dale gjalle prej tij por shume te tjere jane zhdukur pa lene gjurme.

Te kthehemi tek Berlitz dhe tek teorite e tij. Ai mbeshtet fort teorine qe ne zonen e trekendeshit ka nje shmangie te forte magnetike qe krijon nje lloj deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona per dimensionin dhe njohurite qe kemi per ekzistencen e vetem 3 prej tyre).

Nje lloj force e pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e cila shpesh here shperthen duke thithur anije, aeroplane dhe njerez per te mos i kthyer me kurre. Nese keta fatkeq ne nje menyre ose tjetren perfundojne ne nje dimension tjeter apo ne nje bote me te mire, atehere le ti urojme qe te kthehen nje dite dhe te na tregojne per ato qe kane pare.

Eshte marre shume ne konsiderate edhe teoria e ekzistences ne trekendesh te nje lloj StarGate, ose nje lloj porte per te kontaktuar bote te tjera. Nga te gjithe njihet teoria e famshme e kontiniumit hapesire-kohe por brenda trekendeshit kjo duket sikur nuk para perfillet. Me pak fjale disa nga ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk perfillen. Shume anije kane humbje ne kohe, disa prej tyre pershkojne distanca qe nuk i justifikon as koha e shpnezuar, as karburanti dhe as teknologjia tokesore.

Shume prej tyre deshmojne per nje beteje te vertete magnetike brenda Trekendeshit te Bermudeve qe shoqerohet me shperthime te forta elektrike, eren e squfurit qe eshte e zakonshme gjate shperthimit te rrufeve si dhe pranine e mjeteve te panjohura nga teknologjia jone UFO dhe USO (Unidentifying Sea Object).

Per nje stuhi te tille magnetike ka deshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit ne nje nga udhetimet e tij brenda trekendeshit ku gjate nje stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija te ngarkuara me ar dhe me sende te tjera te vyera.

Shume here jane deshmuar pamje te ufove ne kete zone sidomos gjate stuhive te tilla magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe zhyten me shpejtesi te ma imagjinueshme nen siperfaqen e oqeanit pa bere piken me te vogel te zhurmes dhe pa lene asnje gjurme ne uje.

Nje fenomen i tille eshte pare me shume ne Detin e Sargaseve, pjesa veri lindore e trekendeshit aty ku dhe aktiviteti magnetik eshte me i madhi. Disa studiues e lidhin veprimtarine e madhe magnetike ne kete zone si rezultat i efektit qe krijohet nga sistemi i propulsionit qe perdoret nga UFO dhe duke qene se pamja e tyre brenda trekendeshit deshmohet pothuajse nga te gjithe, kjo teori mbeshtetet si nga me te fortat per fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe crregullimi teresor i te gjitha aparaturave eshte gjithmone i pranishem.

Disa studiues mbeshtetin teorine e ekzistences se Atlantides ne zonen e trekendeshit. Te gjithe kemi degjuar per kontinentin e humbur (do bej nje shkrim me vone per kete gje) por edhe kjo teori eshte e lidhur me nje aktivitet jashtetokesor pasi mendohet qe nese kontinenti i fundosur eshte brenda trekendeshit atehere ai ne nje menyre ose tjetren ka lidhje me nje teknologji te panjohur nga shkenca jone dhe qe smund te shpjegohet tjeter vecse me nje prani aliene.

Te shkruash per Trekendeshin e Bermudes natyrisht do duheshin mijera faqe per te thene cdo gje qe dihet apo supozohet. Ajo qe ka me shume rendesi eshte qe cdo gje deri me sot nuk mund te provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin akoma nuk mund te kuptohen nga shkenca jone dhe sidomos nga botekuptimi jone per dimensionet dhe perkuljet e kohes.

Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga nje grup shume brilliant shkenctaresh eshte ekzistenca e tuneleve ne hapesire qe mundesojne shkurtimin e distancave midis planeteve, sistemeve diellore dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe ndodhin eshte nje prove per kete teori. Plus teoria tjeter per ekzistencen e nje dimensioni te katert te cilin ne akoma nuk mund ta emerojme sepse koncepti jon eshte vetem 3 dimensional. Pra lartesi, gjeresi dhe gjatesi.

Cdo gje tjeter jashte ketij trinomi akoma nuk te perceptohet nga te gjithe sepse eshte jashte botekuptimit tone per ambjentin qe na rrethon.

Sic e thashe me siper qeveria amerikane (e shquar per fshehje informacioni apo per tendence keqinformimi) e ka anashkaluar te pakten zyrtarisht ate qe ndodh ne trekendesh por nga ana tjeter ka filluar prej shume kohesh te studioje fenomenin, majde shume me perpara sec mund te mendohet.

Rasti me tipik eshte ai i te ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bere ne vitin 1943. Nepermjet krijimit te nje rryme te forte magnetike u arrit transportimi brenda casteve i nje destrojeri te marines amerikane nga Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.

Anija USS Eldridge me nje ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua brenda disa casteve ne nje distance qe do ti duheshin ore te tera navigimi. Fatkeqesisht eksperimenti pati pasoja shume te renda per ekuipazhin te cilet gjate teletransportimit u kthyen ne nje gjendje transparente dhe te temerruash shikonin gjymtyret dhe pjeset e tjera te trupit te beheshin te padukshme.

Shume prej tyre paten probleme mendore, disa vdiqen nga shkaqe te panjohura dhe disa u mbyllen neper institucione speciale dhe kur dolen prej andej, askush nuk deshironte me te fliste per ate qe kishte ndodhur. Cdo gje u mbulua nga heshtja dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka nderprere kete eksperiment.

Per te mbyllur kete shkrim dua te shtoj nje tjeter fakt shume te cuditshem. Ne te njejten forme dhe ne te njejten zone, vetem se ne anen tjeter te globit tokesor ekziston nje tjeter trekendesh ne detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit.

Cdo gje ketu ndodh ne te njejten menyre si ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te jete i njejte perfshi zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas nje studimi te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat perputhen plotesisht vetem se ne ane te kunderta te globit.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi