Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Intervistë me një Reptiliane

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Intervistë me një Reptiliane Empty Intervistë me një Reptiliane Tue Feb 28, 2012 11:37 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster

Hyrje

"Unë vërtetoj se teksti në vijim është absolutisht i vërtetë dhe jo një punë e fantazisë. Kjo është një pjesë e transkriptit të një interviste që e kam kryer në dhjetor 1999 me një qenje jo-njerëzore, femër reptiliane, e cila ishte tashmë në kontakt qe disa muaj me një nga miqtë e mi (i përmendur poshtë me inicialet EF). "

(Përmbledhje: Intervistuesi thotë se më parë e konsideronte veten një skeptik në lidhje me UFO-t dhe jashtëtokësorët, por intervista e bërë në Suedi për tre orë në një shtëpi të largët, e ka bindur.
Intervista përmban vetëm një pjesë të asaj që është thënë, Reptilianja dëshironte që disa informacione të rëndësishme të mos bëheshin publike. intervistuesi e ka gjithë transkriptin (46 faqe) dhe vizatime të bëra prej tij, që paraqesin Reptilianen dhe pajisjet e saja, po ashtu edhe gjithë të dhënat në kasetë, por ai nuk i komunikon ato pa lejen e Reptilianes).

" Këtë përmbledhje unë ua kam dërguar katër shokët të mi në Finlandë, Norvegji, Gjermani dhe Francë, në mënyrë që ata ta përkthehenin në gjuhën e tyre përkatëse dhe ta transmetonin. Nëse ju e keni këtë tekst, dërgojani njerëzve atë sa më shumë që të jetë e mundur. "(...)

"Unë gjithashtu vërtetoj se kam vëzhguar gjatë këtyre tre orëve të intervistës aftësi telepatike dhe paranormale të reptilianes – duke bërë që një laps të vallëzonte në tavolinë pa e prekur atë, të mbajë një mollë në ajër për 40 cm nga dora e saj - dhe unë jam absolutisht i sigurt që nuk ishte mashtrim. Kjo sigurisht që është e vështirë për disa njerëz të cilët nuk kanë pasur këtë përvojë për të kuptuar, por unë me të vërtetë ishta në kontakt me shpirtin e saj dhe jam i sigurt se gjithçka që tha ajo në këtë intervistë është e vërtetë ".

(...) "Një takim tjetër është planifikuar (në Suedi, në të njëjtin vend) në 23 prill 2000 ...".

Ole K.
[You must be registered and logged in to see this image.]

Së pari, kush jeni ju dhe çfarë jeni?A jeni një racë jashtëtokësore apo një qenie nga ky planet?
Siç mund ta shikoni me syte e tuaj, unë nuk jam një qenie njerëzore si ju dhe unë nuk jam as një gjitar i vërtetë (pavarësisht nga fakti se paraqitja ime fizike ka karakteristika që i përkasin gjitarëve, dhe të cilat rezultojnë nga një evolucion).

I përkas një race shumë të vjetër reptiliane, vendas të Tokës. Ne jetojmë ne kete planet me miliona vjet. Ne jemi të përmendur në shkrimet tuaja fetare, si Bibla e krishterë, për shembull, dhe shumë fise të lashta dinin për jetën tonë dhe ata na adhuronin si perëndi, si psh. Egjiptasit dhe Inkasit.

Feja juaj e krishtere e ka keqkuptuar rolin tonë gjatë krijimit, dhe raca jonë përshkruhet si "një gjarpër i keq." Kjo nuk është e vërtetë.

Është një racë jashtëtokësore që ka dizajnuar llojin tuaj nëpërmjet inxhinierisë gjenetike, dhe ne ishim vetëm vizitorë më shumë ose më pak pasiv në këtë proces të evolucionit të përshpejtuar.

Ju duhet të dini (ashtu si disa shkencëtarë tuaj që e kanë kuptuar) që lloji juaj ka evoluar me një shpejtësi që normalisht do të ishte krejtësisht e pamundur në hapësirën e 2 deri 3 milion vjet. Një evolucion natyral është një proces shumë i ngadalshëm, por ju nuk e keni kuptuar këtë.

Krijimi i racës tuaj është bërë artificialisht nga inxhinieria gjenetike, jo nga ne por nga një racë jashtëtokësore.

Ju më pyesni nëse unë jam jashtëtokësore: unë ju përgjigjem jo . Ne kemi lindur tokësorë.

Ne kishim dhe kemi ende koloni në sistemin diellor, por origjina jonë është nga ky planet. Ky është planeti ynë dhe jo i juaji - ky kurrë nuk ka qenë i juaji.

Mund të më thoni emrin tuaj?

Është shumë e vështirë, sepse gjuha e njeriut nuk mund ta thotë atë si duhet, dhe shqiptim i keq i emrit tonë është fyes për ne. Gjuha jonë është shumë e ndryshme nga e juaja, por unë do të përpiqem për ta vënë atë me zbutje nga përdorimi i disa prej shkronjave tuaja (kjo duket diçka si “Ssshiaasshakha-sskkhhhshhh”, me një prononcim shumë të fortë te tingujve "sh" dhe "k").

Ne nuk kemi emra si ju, por një emër unik që është në disa pjesë dhe karakterizohet nga mënyra e të thënit. Nuk jepet për fëmijë (të cilët kanë një emër të veçantë për fëmijë).
Jepet në kohën e adoleshencës gjatë një ceremonie të veçantë, kur dikush ka jetuar një "ndriçim" (si thoni ju) apo ndërgjegjësim fetar apo shkencor.

Unë e vlerësoj atë që ju nuk përpiqeni për të shqiptuar emrin tim të vërtetë në gjuhën tuaj të njeriut. Unë kërkoj nga ju që mua të me thirrni "Lacerta", është emri i cili unë e përdor zakonisht kur jam në mes të njerëzve dhe kur flas me ta.


Sa vjeç jeni?

Ne nuk e masim kohën sikur ju, vitet astronomike korrespondojnë me revolucionet e Tokës rreth Diellit, sepse ju zakonisht jetoni në sipërfaqe të planetit.

Matja jonë e kohës është e bazuar në kthimin periodik të cikleve të caktuara të fushës magnetike të Tokës. Sipas kësaj mase (e shprehur me numrat tuaj), mosha ime e tanishme është - më lejoni të llogaris - 57.653 cikle.

Kam arritur fazën e të rriturve dhe vetëdija ime ka 16.337 cikle (kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne).Sipas kohës tuaj njerëzore, unë duhet të jem afërsisht rreth 28 vjet.



Cila është puna juaj? A keni një "punë" si ne?

Duke përdorur fjalët e tua, unë do të thoja se jam një studente kurioze me sjellje sociale të llojit tuaj. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu dhe jam duke folur, kështu që unë ia kam zbuluar natyrën time të vërtetë EF dhe tani ju zbuloj juve.

Kjo është arsyeja pse unë ju jap këtë informacion sekret dhe do të përpiqem të përgjigjem me vërtetësi në të gjitha pyetjeve që ju i keni shkruar në këto fletë. Unë do të shoh se si do të reagoni, dhe se si reagojnë qenie të tjera nga lloji i juaj.

Ka kaq shumë budallenj dhe gënjeshtarë në llojin tuaj mbi këtë planet të cilët pretendojnë se e dinë të vërtetën rreth UFO-ve dhe alienëve, etj.Shumica nga ju beson në këto gënjeshtra.

Unë jam e interesuar për të parë se si specie juaj do të reagojë nëse e vërteta (që unë do t'ju them tani) bëhet publike.

Unë jam e sigurt secili nga ju do të refuzojë të besojë fjalët e mia. Unë shpresoj të mos jem e gabuar, sepse ju keni nevojë që ta kuptoni këtë nëse doni të mbijetoni në vitet që vijnë.



E kam lexuar dëshminë tuaj të plotë (që ju i keni dhënë EF) në lidhje me këtë, por a mund të më thoni shkurtimisht tani. UFO-të a janë më te vërtetë objekte fluturuese që pilotohen nga jashtëtokësorë apo ato i përkasin llojit tuaj?

Disa UFO (ashtu si quani ju) që janë vërejtur na përkasin neve, por jo të gjitha. Shumica e objekteve fluturuese "misterioze" nuk janë pajisjet teknologjike, por thjesht një keqinterpretim i fenomeneve natyrore që shkencëtarët tuaj nuk i kanë kuptuar (si fishekzjarre spontane plazma në atmosferën e sipërme).

Megjithatë, disa UFO-t janë makina të vërteta që i përkasin llojit tuaj (sidomos të ushtrisë tuaj) apo të racave të tjera jashtëtokësore, dhe më në fund janë tonat (por një pakicë e UFO-t të raportuara janë të tonat, sepse ne jemi shumë të kujdesshëm në lëvizjet tona në atmosferë, dhe ne i përdorim disa mjete për të fshehur anijet tona).

Nëse e keni lexuar një raport rreth vëzhgimit të një objekti cilindrik në formë të cigares, me një ngjyrë gri metalike shkëlqyese, me një gjatësi që variojnë nga 20-260 metra (ka lloje të ndryshme) dhe që prodhon një zhurmë që duket si një përtypje e thellë, në qoftë se ka pesë dritat të kuqe në sipërfaqe metalike të kësaj cigare (një në krye, një tjetër në mes, dy në fund), atëherë ka shumë shanset që ajo të jetë një nga anijet tona.

Por kjo do të thotë se kjo anije është pjesërisht në prishje, ose dikush prej nesh nuk ka marrë masa të mjaftueshme.

Ne gjithashtu kemi një flotë të vogël te disqeve fluturuese, por UFO-t të tilla zakonisht i përkasin një race jashtëtokësore. UFO-t në formë trekëndëshi në përgjithësi i përkasin ushtarisë tuaj, por ato janë ndërtuar duke përdorur teknologji aliene.

Nëse dëshironi të shihni një nga anijet tona, duhet të shkoni të shikoni qiellin në Arktik, Antarktikë dhe në Azinë e brendshme (sidomos mbi malet e kësaj zone).



A keni një simbol të veçantë apo diçka të tillë për të identifikuar racën tuaj?

Ne kemi dy simbole të mëdha që përfaqësojnë racën tonë. Një (më i vjetri) është një gjarpër blu me katër krahët të bardhë në një sfond të zi (këto ngjyra kanë një rëndësi fetare për ne).

Ky simbol është përdorur nga disa pjesë të shoqërisë sime, por tani është bërë shumë i rrallë. Ju njerëzit i keni kopjuar shumë shpesh në shkrimet e tuaja të vjetëra.

Simboli tjetër është një qenie mistike që ju e thërrisni një "dragua", i paraqitur në formë të një rrethi që përmban shtatë yje të bardha. Ky simbol është më i zakonshëm këto ditë.

Nëse ju shihni një nga këto simbole në një pajisje cilindrike, siç e kam përshkruar, ose në nje stacion te nendheshem, kjo do të thotë se ky aparat apo ai vend na takon neve përgjithmonë. (Dhe unë ju keshilloj që të largoheni sa më shpejt të jetë e mundur).



Shtatë yjet që ju i përmendët në simbol tuaj të dytë a përfaqësojnë Plejadat?

Plejadat? Jo. Këto janë planetet dhe hënat, është simboli i shtatë kolonive tona të vjetra në sistemin diellor.
Yjet shfaqen në një fushë blu, dhe dragoni në një rreth simbolizon formën e Tokës.

Të shtatë yjet e bardha janë Hëna, Marsi, Venusi dhe katër hënat e Jupiterit dhe të Saturnit që ne i kishim kolonizuar në të kaluarën.
Dy nga këto koloni janë braktisur tani, ne nuk i përdorin më. Do të ishte më e saktë të përdoreshin pesë yje.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi