Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Tregime Prekese....

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Tregime Prekese.... Empty Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 4:58 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Nje djale dhe nje vajze duheshin SHUME....
Fatkeqsisht vajza vdiq
Djali u trrishtua aq shume sa qe nuk pushonte se qari.
qante dite e nate
Shume njerez shprehnin keqardhje por asgje nuk i ndalonte lotet e tij
Nje nate ai pa nje ender.......Ai e pa vajzen ne parajse me shume bashkemoshatare te saj...
U ndje i cliruar
Ai vuri re qe te gjitha vajzat ishin te veshura me fustane ZANASH dhe kishin nje qiri te ndezur ne dore......por e Dashura e tij kishte nje qiri te pandezur ne dore !
Ai e pyet "Pse qiriri yt eshte i pandezur..??"
Ajo ju pergjigj "Sa here e ndez qiririn lotet e tua bien mbi te , prandaj te lutem ndalo se qari"

2Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 4:58 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

AI : Do ikesh ?
Ajo : Po .
Ai : Pergjithmone ?
Ajo : Nuk e di . Ndoshta .
Ai : Por . . Ti. .Do me harrosh ?
Ajo : Me jep doren , ,E ndjen se si rreh ?
* filloi te qaje*
Ai : Nuk dua ti harroj kto rrahje, Por i druhem qe nje dite Kto rrahjet e zemres tende do i perkasin dikujt tjeter ... Dikujt qe s'do jem Une.
Ajo : Sigursht qe Jo . Kurre kurre ,,,,,, kurre...
Ai : Mos thuaj Kurre asnjeher... ! Te lutem mos Ik .
Ajo : Me duhet .. . !! Jam e detyruar..
Ai : Ti e do kte gje?
Ajo : Sikur te ishte per mua , do qendroja me ty pergjithmone.
Ai : Atehere -Me merr me vete te lutem . . Nuk e di si do jetoj pa ty ?
Ajo : Nuk dua te't lendoj 'Me mire Me Harro'
Ai : E si dreqin te't harroj , Me meso .
Te jetosh Pa ty eshte Sikur Qiellit ti vihej zjarri dhe Uji te digjej nga Shiu . Nuk dua .... Nuk dua .. JO te lutem Mos Ik .
Ajo : Te premtoj qe do kthehem ,Do jem serisht me ty .. Por derisa ajo dite te vije, do te strukem ne zemren tende, dhe keshtu do ndjesh rrahjet e zemres sime qe therrasin emrin tend.. !
[ Ai nuk mundi me, nuk e permbajti veten, dhe lotet i dolen ne menyre te pavullnetshem ]
Ai : Ne rregull , Do te le te ikesh , Por Mos me harro te lutem .. Nuk dua te jem e shkuara jote. Kam frike , Kam frike se nje dite, ti do kthehesh ,ndryshe. DO jesh ne krahet e nje tjetri ...
Ajo : Mos e thuaj kete... Ti e di qe ''Te dua'
Ai : DHe un , me gjithe forcen e zemres sime prandaj Po te le te shkosh .
Do shihemi ?
Ajo : Nje dite ........................... Do shihemi .
Ai : Ma Premton .
Ajo : TE PREMTOJ .
[Kishin kaluar muaj , dhe Ai e pyeste veten neqoftese Ajo e kishte Harruar Premtimin ]

3Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 4:59 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Nje dite, nje djαle i verber ishte ulur ne cep te
rruges & po priste qe dikush ti hidhte ndonje
monedhe per te blere ushqim. Prαne kishte
nje derrαse ne te cilen shkruhej `Jαm i verber,
ju lutem kini meshire`. Nje gruα iu afruα,
hodhi nje monedhe dhe e fshiu αte qe
shkruhej ne derrαse. Djαli e kuptoi po nuk foli.
Me vone, djαli degjoi qe shume njerez po
hidhnin monedhα ne kαnαcen e tij. Pαs nje
ore gruαjα u kthye dhe e pyeti djαlin se si po
shkonte. Ai u pergjigj `Kαnαcjα ime eshte plot
me monedha, cfαre shkruαjte te derrαsα ?
`.Dhe gruαjα iα lexoi : `Sot eshte nje dite
shume e bukur, por une nuk mundem tα
shikoj

4Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 4:59 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Nje vajze e vogel shkonte dhe vinte nga shkolla vete, ne kembe
Moti, ne ate dite kishte qene
me te vertete i
paqendrueshem. Rrete e erreta paralajmeronin nje shtrengate
te furishme. Vetetimat
... dukeshin sikur do ta canin
krejt qiellin.
Nena e vajzes se vogel ndihej e
shqetesuar. Nuk priti me, por mori leje nga puna dhe u nis
me makine te merrte vajzen e
saj nga shkolla. Diku ne mes te rruges, e shikon
vajzen e saj qe po kthehej e
vetme ne shtepi.
Sa here qe vetetinte, vajza
ngrinte koken lart dhe
buzeqeshte. Perseri, pak me tej vetetiu, dhe vajza e vogel
ngriti koken lart dhe
buzeqeshi. Nena iu afrua dhe kurioze e
pyet. Po, perse sa here qe
vetetin ndalon, e ngre koken
lart dhe buzeqesh?
Po perpiqem te dukem e
bukur, tha vajza. Zoti eshte duke me bere fotografi dhe
kete foto do ia jape babit ne
parajse.

5Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 4:59 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Nje dite nje vajze 11vjecare e pyet babain e saj:
Cfare do me blesh per 15vjetorin tim te lindjes?
Babai u pergjigj: Ka shum kohe deri atehere bija ime...
Kur vajza mbushi 14vite, filloi te paraqiste probleme me shendetin dhe u shtrua ne spital.Doktoret i thane te atit se vajza kishte nje zemer te dobet, dhe mundesit per te shpetuar ishin te pakta.
Vajza e shtrire ne shtratin e spitalit pyet?
Babi te thane se do vdisja?
Babai i perlotur duke dal nga dhoma i pergjigjet: Jo, ti do jetosh...
Si mund te jesh i sigurt?
Thjesht e di...
Ajo i mbushi te 15tat kur po dilte nga spitali dhe po drejtohej per ne shtepi. Atje prane shtratit te saj, ajo gjeti nje leter ku shkruhej:
E dashura ime bije, ne je duke e lexuar kete leter, do te thote se cdo gje shkoi mire ashtu sic te thashe. Nje dite ti me pyete se cdo te dhuroja per 15vjetorin e ditlindjes tende. Nuk e di per ate kohe por tani dhurata ime per ty eshte ZEMRA IME

6Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 4:59 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Nje femijë po kthehej nga shtëpia e fqinjes, ku sapo kishte vdekur ne nje aksident tragjik nje vajze 8-vjeçare.
“Perse shkove”- e pyeti babai
“Per te ngushelluar mamin e saj”.
“E çfare mund te bëje ti, kaq e vogel , për ta ngushëlluar?”.
“Iu ula ne prehër..dhe kam qarë bashkë me të”

Nese prane teje eshte dikush qe vuan, qaj bashke me të. Nëse eshte dikush që eshte i lumtur, qesh bashke me te. Dashuria sheh dhe degjon. Te duash do te thote te marresh pjese, tërësisht, me gjithë qënien tënde. Jemi Engjej me nje krah,fluturojme vetem nese ecim te perqafuar.

7Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 5:00 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Një burre i urtë indian kishte një mik te dashur i cili jetonte në Milano te Italise. Ata ishin të njohur në Indi, ku italiani kishte shkuar me familjen e tij për të bërë një udhëtim turistik dhe Indiani kishte qenë një udhërrefyes për italianin, duke e ndihmuar ate për të eksploruar vendin e tij.
Miku italian, per ti kthyer respektin,e kishte ftuar indianin per vizite në shtëpinë e tij. Ai edhe pse ne fillim ngurroi, duke pare këmbënguljen e shokut të tij italian një ditë i hipi avionit dhe u ul në Malpensa.
Të nesërmen, italiani dhe indiani dolën per shetitje përmes qendrës së qytetit.Indiani, me ngjyrën çokollatë te tij, mjekrën e zezë dhe çallmën me të verdhë terhiqte syte e kalimtareve, dhe shoku italian ecte krenar që kishte një mik me nje pamje kaq ekzotike.
Papritmas, në Piazza San Babila, indiani ndaloi dhe i tha: "Dëgjon dhe ti atë qe veshet e mi po degjojne???".
Milanezi, pak i tronditur, u impenjua te degjonte me më shumë vemendje, por asgjë, ishte thjesht zhurma e madhe mbytese e trafikut të qytetit.
"Aty pranë po kendon nje Bulkth- tha i sigurte ndiani.
"E keni gabim," u përgjigj milanezi "Unë dëgjoj vetëm zhurmën e qytetit. Dhe pastaj, imagjinoni te kete nje bulkth ne kete qender te qytetit..., boh.
"Nuk mendoj se jam duke gabuar, po e degjoj mirë kengen e tij”- dhe filloi duke kërkuar në mesin e degeve te disa pemëve aty prane. Pas pak kohe , i tregoi me gisht mikut te tij qe shikonte i habitur, insektin qe kendonte ne menyren e tij.
"A e shihni se paska patur nje bulkth?", Tha indiani.
"Vërtetë," e pranoi milanezi. "Ju indianet e keni te degjuarin me te mprehte se ne te bardhët ...."
"Ah...Këtë herë ju e keni gabim," buzëqeshi urtësisht indiani. "Shiko me vemendje ...".
Indian nxori një monedhë nga xhepi i tij dhe e hodhi tutje në trotuar. Menjëherë katër apo pesë persona kthyen kokën drejt tingullit te monedhës.
"A e shikuat?", Shpjegoi indiani. "Kjo monedhë leshoi nje tingull me te holle se kenga e bulkthit, por ti e shikove se sa “te bardhë” e degjuan ???".
Nese do te jesh i mencur .. Mesohu te pyesesh me mend ... te degjosh me vemendje . . . Te pergjigjesh i qete ... dhe te pushosh së foluri kur nuk ke cfarë thua ....!!

8Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 5:00 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Ai: Alo!
Ajo: Po, kush ësht?
Ai:Jam un!
Ajo:çfar do?
Ai:Dua të më thuash se më dashuron.
... Ajo:Përsëri? Ti nuk lodhesh?
Ai:Kush dashuron nuk lodhet kurr...
Ajo:Mbaroi!!!
Ai:Cfar thua un nuk vlej asgjë më për ty?
Ajo:Nuk ka rëndësi tani jam lodhur...
Ai:Të lutem...
Ajo:Pse?
Ai:Sepse un të dua...
Ajo:Atëher më harro.
Ai:Preferoj të vdes se sa të të harroj!
Ajo:Atëher vdis...

Pas një jave një person pyet dikë:
-Pse vdiq ky djal i ri ishte i smur?
Dhe i përgjigjen:
-Jo ky djal vrau veten për dashuri...
Në diten e varrimit ajo ishte aty i vuri një lule të kuqe mbi varr duke qar dhe tha:
-Edhe un të duaa shum...
Ai u shfaq në qiell dhe tha:
-Shum von.

Ndonjëher nuk i vlersojm njerzit kur i kemi pran pastaj kur i humbim ato na kujtohet se sa shum i duam por SHUM VON...!!!!!!!

9Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 5:00 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Një nënë ecën bregut të detit me fëmijën e saj. Në një moment fëmija e pyet nënën : Si mund të mbahet një dashuri. . .?
Nëna e shikon dhe më pas i thotë : " Mblidh pak rërë dhe shtrëngoje në dorë ." Djali e mbledh dhe shtrëngon dorën , por , e shikon sa sa më shumë e shtrëngon aq më shumë i rrëshket nga dora . E di , tani mbaje dorën komplet të hapur . Fëmija bindet , por një erë e lehtë i merr me vete rërën që i kishte mbetur në dorë . Edhe kështu nuk mundem ta mbaj !! Nëna duke qeshur i thotë : Tani mblidh përsëri rërë tjetër dhe mbaje dorën hapur në formën e lugës ... mjaftueshëm hapur për ta ruajtur dhe mjaftueshëm hapur për ta lënë të lirë . Fëmija shikon që në këtë mënyrë rëra nuk i rrëshket nga dora dhe është e mbrojtur nga era . Ja si mund të mbahet një dashuri.

10Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 5:00 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

I ati i goces nk e plq te dashurin e vajzes se tij dhe don qe ato te ndahen!
Djali vendos ti shk 1 leter vajzes duke qene i bindur se babai i saj do ta lexonte:
1-Dashuria e madhe qe kam x ty
2-eshte zhdukur dhe mospelqimi x ty
3-rritet cdo dite.Kur te shikoj ty
4-as fytyra jote sme pelqen me
5-e vetmja gje qe dua te bej eshte
6-te njoh vajza te tjera.As1here nk dua
7-te martohem me ty.Biseda jone e fundit
8-ishte shume e merzitshme dhe nuk
9-me ka bere te te takoj serisht
10-Mendon vetem x veten
11-Nqs do ishim martuar e di qe do kisha
12-nje jet shume te veshtire dhe nk do kisha
13-knq te jetoja me ty.Kam 1 ♥
14-x te dhene,por nuk eshte dicka qe
15-dua te ta jap ty.Asnjera nuk eshte me
16-qesharake se ti,dhe nuk je
17-e afte te kujdeset dhe te me ndihmoje
18-sinqerishte dua te kpt qe
19-them te ver8n.Do me besh 1 nder
20-nqs mendon se ky eshte fundi.Mos u perpiq
21-ti prgj kesaj letre.Letrat e tua jan plot
22-gjera qe nk me interesojne.Ti nuk ke
23-dashuri te ver8 x mua.
Mirupafshim!Me beso
24-nuk ma ndje x ty.Te lutem mos mendo se
25-jam ende i dashuri ytt!

Perpara se tja drg ket leter djali i kish thene vajzes te lexonte vetem numrat tek!
Keshtu qe ju lutem kthehuni dhe 1 here e lexoni vetem numrat tek

11Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 5:00 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

I vëllai ishte me tumor në tru , pra ishte destinuar për të vdekur .Prindërit e tyre ishin shumë të varfër , por kishin bërë të pamundurën për birin e tyre , duke i shpenzuar të gjitha kursimet modeste të tyre .
Një natë babai i thotë nënës me lot në sy : Nuk ia dalim dot më e dashur , besoj se mori fund dhe vetëm një mrekulli mund ta shërojë.
Vajza e vogël po luante në një cep të dhomës dhe i dëg...joi gjithçka .
Mori kutinë e kursimeve të saj dhe pa bërë zhurmë u drejtua te farmacia më e afërt .
Priti me qetësi dhe kur i erdhi radha , u ngrit në majë të gishtave dhe hodhi sipër banakut monedhat e saj .Farmacisti i çuditur e pyet :
- Për çfarë , çfarë dëshiron vogëlushe ?
- Kam ardhur për vëllanë tim , ai është shumë i sëmurë dhe unë kam ardhur të ble mrekullinë .
- Cfarë po thua? - mërmëriti farmacisti .
- Quhet Andrea , po i rritet diçka brenda në kokë dhe është i sëmurë .Babi i tha mamit se mori fund dhe se vetëm një mbrekulli mund ta shërojë .Unë e dua shumë vëllane dhe erdha të blej mbrekullinë.
Farmacisti me një buzëqeshje të trishtuar i tha : Zemër e vogël ne këtu nuk shesim mrekulli .
Por nëse nuk mjaftojnë , unë do të gjej të tjera - tha vajza .
Në farmaci ndodhej edhe një burrë i veshur elegant dhe që po dëgjonte me kureshtje .
Farmacisti mblodhi supet ndërsa vajza duke qarë mblodhi monedhat .
Në atë moment afrohet burri elegant : Përse qan vogëlushe ?
Xhaxhi farmacisti nuk do që të më shesi mrekullinë , vëllai im është sëmurë , babi nuk ka lekë për operacionin dhe i tha mamit se vetëm mbrekullia mund ta shërojë .Unë i kam monedhat me vete për ta blerë .
Sa ke ?
1 dollar dhe 11 cent..por e dini mund të gjej përsëri ..shtoi vajza .
Burri qeshi .Nuk është e nevojshme , këto para janë të mjaftueshme për të blerë mrekullinë për vëllanë .
Kapi vajzën për dore dhe i tha të niseshin për në shtëpinë e saj që të takonte prindërit dhe të shkonin të gjithë për të blerë mrekullinë .
Ky njeri ishte profesori Carlton Armstrong një nga neurokirurgët më të mirë në botë .
Ai operoi djalin e vogël dhe për pak javë djali iu kthye jetës normale .
Ky operacion është me të vërtetë një mrekulli , më thoni sa kushtoi ju lutem - pyeti nëna .
Vajza qeshi dhe nuk foli .Ajo e dinte sa kishte kushtuar 1 dollar e 11 cent ...plus dashuria dhe besnikëria e një fëmije !

12Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 5:01 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Kur ishe 8 vjec, babai te bleu nje akullore dhe ti e falenderove duke bere pis pantallonat e tij ngaqe te pikonte akullorja. Kur ishe 9 vjec, ai pagoi per kursin tend te pianos dhe ti e falenderove duke mos mesuar instrumentin. Kur ishe 10 vjec, ai te beri shetitje rreth e rrotull qytetit, te coi nga stervitja e futbollit tek ditelindja e nje shoku etj., dhe ti e falenderove duke dale nga makina dhe kurre nuk e ktheve koken prapa. Kur ishe 11 vjec, ai te coi ty me shoket e tu ne kinema, per te pare filmin qe pelqeje, dhe ti e falenderove duke i thene qe te ulej ne nje vend larg teje.Kur ishe 13 vjec, te sugjeroi se si ti prisje floket, dhe ti e falenderove duke i thene se s'kishte shije per keto pune. Kur ishe 14 ai te pagoi nje eksursion nje-mujorsh dhe ti e falenderove duke mos i derguar asnje leter kur ishe larg. Kur ishe 15, ai erdhi nga puna, dhe kerkonte nje perqafim tendin. Dhe ti e falenderove duke mbyllur deren e dhomes tende. Kur ishe 16 ai te mesoi makinen dhe ti e falenderove duke i marre makinen perhere. Kur ishe 17 ai priste nje telefonate te rendesishme dhe ti e falenderove duke ndenjur gjithe diten & naten ne telefon. Kur ishe 18 ai qau kur ti u diplomove ndersa ti e falenderove duke festuar me shoket e tu. Kur ishe 19 ai te pagoi kolegjin dhe solli valixhet e tua ne dhome, ndersa ti e falenderove duke i thene mirupafshim por me friken se mos turperoheshe ne syte e shokeve.Kur ishe 25 vjec, ai pagoi dasmen tende dhe ti ia shperbleve duke ikur nga qyteti bashke me gruan tende. Kur ishe 50 vjec ai u SEMUR dhe kerkoi ndihmen tende.Dhe ti e falenderove duke menduar se ai ishte barre per ty. Dhe pastaj nje dite ai VDIQ. Dhe vdekja e tij ra si nje rrufe ne zemren tende. U pendove per te gjitha gjerat qe s'kishe bere. Duajini prinderit, sepse ato te falen jeten dhe bene qe te behesh DIKUSHI ne jete.

13Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 5:01 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Një njeri i thyer në moshë po udhëtonte me tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeç. Në fytyrën e djalit, që ishte ulur afër dritares, shihej 1 gezim i madh...
Në atë moment, djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe bërtiti: -Baba, shiko si drunjtë po ecin pas nesh..! Plaku buzëqeshi. Pranë tyre ishte ulur një çift, që po dëgjonte bisedën mes babait d...he të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq; -Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë? - menduan ata. Papritmas djali bërtiti: -Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh! Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali. Më pas filloi të bjerë shi. Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi. Papritmas ai bërtiti: -Baba, po bie shi, pikat e tij kanë mbushur dorën time. Shiko…shiko…! Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut: -Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur ilaç për këtë djalë? Plaku u përgjigj: – Ne sapo dolëm nga spitali, birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh per here te pare ne jeten e tij !!
Nuk Duhet Ti gjykojm Asnjeher Njerzit Pa i Njohur !!

14Tregime Prekese.... Empty Re: Tregime Prekese.... Wed Feb 29, 2012 5:01 pm

KRISTINA

KRISTINA
Antare i ri
Antare i ri

Nje Djale IshTe I Lodhur Nga Sms-T E Te Dashures Sepse Ajo Gjithmone I ShkruanTe : " Zemer I Love U . .Ca Bere SoT .? Me Mungon . Je JeTa Ime
Nje Nate Vjen Nje Sms Nga E Dashuria E Tij
Ai Ishte I Lodhur Dhe Nuk E Lexoj Sms Qe Vajza I Dergoi
Te Nesermen E Merr Ne Cel Nena E Te Dashures E Cila Qante Pa Pushim
Ajo I Tha Qe E Dashura Tij Kishte Vdekur Mbrem Nga Nje Aksident Rrugor
Ai Hapi Sms Ku Shkruhej : " I Dashur Te Lutem Eja Me Ndihmo . . Dikush Po Me Ndjek Nga Pas :'(

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi