Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
[b">Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Urani

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Urani Empty Urani Mon Feb 27, 2012 10:13 pm

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
Fond@WebMaster
Fond@WebMaster


Të dhëna fizike
Masa: 86.83 1024 kg, 14.48 (Toka=1)
Volumi: 6,833 x 10 km3 Densiteti mesatar: 1,318 kg/m3
Graviteti (në 1 bar) : 8.69 m/s2 Graviteti: 1.15 (Toka=1)
Shpejtësia e parë kozmike: 21.3 km/s Bond albedo: 0.90
Albedo gjeometrike e dukshme: 0.51
Madhwsia e dukshme V(1,0): -7.19
Diametri ekuatorial: 50724 km
Parametrat orbitalë
Gjysëmboshti i madh ose Distanca mesatare nga Dielli: 2,871.0 x 106 km, 19.18 Nj.A.
Gjatësia e ditës: 17 orë, 14 min
Gjatësia e vitit: 84 vite toke
Pjerrësia e aksit: 98 gradë nga vertikalja
Perioda orbitale tropike: 30,588.740 ditë
Periheli: 2,734.0 x 106 km Afeli: 3,005.2 x 106 km
Pjerrësia me orbitën: 97.86 gradë
Shpejtësia mesatare në orbitë: 6.82 km/s
Pjerrësia e orbitës: 0.770 gradë
Jashtqendërsia e orbitës: 0.04718
Perioda e orbitës yjore: 30,685.4 ditë
Perioda yjore: 369.66 ditë
Perioda yjore e rrotullimit: 17.24 orë
Perioda orbitale: 84.01 (vite Toke)
Perioda e rrotullimit: 0.72 (ditë Toke)

Atmosfera
Presioni në sipërfaqe: >100 bar
Temperatura mesatare: ~58 K
Temperatura në 1 bar: ~76 K
Densiteti në 1 bar: ~0.42 kg/m3
Shpejtësia e erërave: 0-200 m/s
Lartësia e atmosferës: 27.7 km
Pesha mesatare molekulare: 2.64 g/mole
Temperatura mesatare e reve: -315 gradë F

Përbërja e atmosferës
Hidrogjen Molekular (H2): 82.5%
Helium (He):15.2% Metane(CH4): ~2.3% ppm:
Hydrogen Deuteride (HD): ~148
Aerosole: Akuj amoniaku, akuj uji, hidrosulfid, akuj metani(?)

Kur William Herschel (1738-1822) zbuloi Uranin aksidentalisht në vitin 1781, ai u bë planeti i parë që u zbulua që nga koha e grekëve e romakëve.Kjo është interesante sepse Urani është planeti më i largët që mund të shihet me sy të lirë. Në pikën e afërt me Tokën ai mund të arrijë madhësinë e dukshme 5.7, megjithatë astronomët e hershëm nuk e zbuluan atë. Urani në fillim ishte emëruar “Ylli i Xhorxhit” ("Star of George") në nder të mbretit Xhorxh i tretë (King George III) i Britanisë së Madhe. Emri modern i planetit erdhi nga “zoti i qiellit”, njëri prej zotrave të grekëve antikë.
Astronomët zbuluan se Urani ka unaza.Ai rrethohet të paktën nga 10 unaza të errëta, të cilat variojnë në gjerësi nga më pak se 5 km deri në 96 km. Këto unaza janë shumë të ndryshme nga unazat e Saturnit. Ato janë përbërë nga material i errët.
Nga nëntori i vitit 1985 deri në shkurt të vitit 1986, Voyager 2 vizitoi Uranin. Është e vetmja anije kozmike që e ka vizituar ndonjëherë atë planet.
Boshti i Uranit është i devijuar, kështu që ndosh që në një kohë njëri pol i tij ti drejtohet Diellit, më vonë ekuatori i drejtohet Diellit, më pas poli tjetër drejtohet nga Dielli e kështu me radhë ndërkohë që ai rrotullohet rreth Diellit. Si pasojë e kësaj dita dhe nata në Uran janë shumë ndryshe nga ajo e Tokës. Në fakt një ditë në polin e Uranit zgjat 42 vjet, e cila zëvendësohet nga një natë po aq e gjatë. Një vit në Uran është i barabartë me 84 vite Toke.
Urani ka 15 hëna dhe çdo vit zbulohen të reja si dhe tek planetët e tjerë gjigandë. Hënat e Uranit janë të përbëra kryesisht nga akulli dhe kanë shumë kratere. Miranda, Ariel, Umbriel, Titania dhe Oberoni janë hënat më të mëdha të tij.
Urani është planeti i parë që u zbulua me anën e teleskopit.zbuloi Uranin në vitin 1781. Ai është një planet gjigand por jo sa Jupiteri dhe Saturni.
Bërthama e tij prej guri ka një diametër afërsisht sa Toka. Bërthama duhet të rrethohet nga një shtresë prej akulli të ngjeshur e cila mbulohet nga një oqean uji dhe amoniaku rreth 6000 km e thellë. Presioni në thellësitë e Uranit është shumë më i madh se në thellësitë e Tokës Planeti nuk është aq i madh sa që hidrogjeni të arrijë ngjeshje deri në gjëndjen e tij metalike. Urani ka një fushë magnetike dy herë më të fortë se ajo e Tokës, ajo është e anuar 60° në lidhje me aksin e tij të rrotullimit dhe nuk e ka qendrën në bërthamen e tij. Urani nuk rrezaton më shumë energji nga sa merr nga Dielli Ai nuk ka një sipërfaqe ashtu siç kanë planetet e grupit të parë.
Atmosfera e Uranit përbëhet nga 83% hidrogjen, 15% helium, dhe 2% metan. Gazet e tjerë janë në proporcione shumë të vogla. Urani ka më shumë metan në sipërfaqe se Jupiteri dhe Saturni. Eshtë gazi i metanit që i jep planetit ngjyrën blu në jeshile. Urani ka një atmosferë shumë të qartë, të pastër nga retë. Kështu kur ne shohim Uranin ne jemi duke parë më në thellësi se në rastin e Jupiterit dhe Saturnit
Unazat e Uranit u zbuluan më 10 mars 1977.Atë natë, astronomët po vëzhgonin me teleskop Uranin me anën e një aeroplani që quhet: observator ajror (Kuiper Airborne Observatory) Ata ishin të interesuar të matnin dritën e yllit në kohën kur ai të kalonte pas Uranit. Me shpresë për të mësuar diçka nga atmosfera e planetit, ata panë se drita e yllit dridhej para dhe pas kalimit të Uranit, ata pranuan ekzistencën e unazave që dobësonin dritën e yllit. Urani ka 12 unaza shumë të errëta me material karbonik, që janë shumë të ndara nga njëra tjetra. Unazat e planetit përbëhen nga objekte me përmasa mesatarisht disa cm.
Urani ka më tepër se 20 hëna Shumica e tyre kanë marë emra nga personazhet e shkrimtarit “William Shakespeare”. Në vitin 1787 u zbulua Titania dhe Oberon nga William Herschel. William Lassell zbuloi Arielin dhe Umbrielin më 1851 Gerald Kuiper zbuloi Mirandën më 1948. Voyager 2 zbuloi 10 hëna të tjera kur e vizitoi në vitin 1986.
Urani është planeti i shtatë nga Dielli, Planeti i tretë më i madh, ai është një planet gjigand gazor, të tjerë të kësaj kategorie në sistemin tonë diellor janë: Jupiteri Saturni dhe Neptuni Urani përbëhet kryesisht nga helium, uji, metan, amoniak, gurë, dhe metal. Përqindje të vogla të metanit në shtresat e sipërme të tij i japin atij ngjyrën blu në jeshile.

https://forumikuqezi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» Urani 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi